Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se  Milan Radojçiq ndodhet në Serbi dhe se do t’i përgjigjet ftesës së organeve kompetente.

Vuçiq deklaroi se Radojçiq nuk është i plagosur.

“Milan Radoiçiq nuk u fsheh kurrë, nuk kishte turp për rolin e tij. Ai patjetër do t’i përgjigjet ftesës së organeve kompetente. Gjendet në territorin e Serbisë. Ai nuk u plagos”, tha Vuçiq.

Tutje ai ka refuzuar ti quaj terroristë, sulmuesit të cilët e vranë policin Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit.

Serbia ende nuk është distancuar nga sulmi terrorist i së dielës në Banjskë, përkundrazi shteti i Serbisë ka shpallur ditë zie, në nderim të tre terroristëve të vrarë në Kosovë.