Vuçiq reagon ndaj deklaratës së ish-ministrit kroat: Është mirë të dimë qëllimet e tyre

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar ndaj deklaratave të ish-ministrit kroat të Mbrojtjes, Anto Kotromanoviç, i cili kishte komentuar për bashkëpunimin ushtarak të Prishtinës dhe Tiranës dhe kishte bërë një vlerësim hipotetik për veprimet e mundshme të Serbisë në rrethana të caktuara gjeopolitike.

Vuçiq u shpreh se deklarata të tilla janë të rëndësishme sepse, sipas tij, tregojnë hapur qëndrimet e palës kroate dhe të atyre që ai i cilëson si mbështetës të “rendit të vendosur jashtë Kombeve të Bashkuara”.

“Është mirë që e dëgjojmë publikisht këtë. Ne nuk kemi treguar asnjë qëllim për të përdorur armë për të kthyer atë që i përket Serbisë, as nuk do ta bënim”, deklaroi Vuçiq.

Ai shtoi se është e rëndësishme, sipas tij, të kuptohen qëllimet e të tjerëve, duke theksuar se disa aktorë janë të gatshëm të përdorin forcën për të mbrojtur “sjellje të paligjshme dhe veprime që bien ndesh me Kartën e Kombeve të Bashkuara”.

Ai nënvizoi se Serbia nuk ka plane për zgjidhje ushtarake dhe nuk synon përdorimin e forcës, por paralajmëroi se është e rëndësishme të kuptohet “qëndrimi real” i vendeve të tjera në rajon.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika