Vuçiq: Serbët në jug të Ibrit, afër vendimit që të largohen nga institucionet e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se "situata në Kosovë është e tensionuar dhe se serbët në Jug të Ibrit, janë gati të largohen nga institucionet e Kosovës"

Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë





“Serbët në jug të Ibrit janë afër vendimit që të largohen nga të gjitha institucionet, dhe serbët nga veriu i Kosovës të mos lejojnë askënd të shkojë në veri. Situata është e tensionuar dhe njerëzit nuk do ta durojnë më terrorin e Kurtit”.

Kështu ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas takimit me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Ndërsa, Varhelyi ka thënë se Serbia duhet t’i ndihmojë Bashkimit Evropian për t’i zbatuar sanksionet kundër Rusisë.

“Kemi nevojë që Serbia të jetë në anën tonë. Unë e kuptoj mesazhin e Vuçiqit se do të na ndihmojë që t’i zbatojmë sanksionet për t’i dhënë fund luftës”, ka thënë Varhelyi.

Bashkimi Evropian ka miratuar disa pako me sanksione kundër Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë.

Megjithatë, Serbia, vend kandidat për anëtarësim në bllokun evropian, nuk i është bashkuar BE-së, duke mos i vënë sanksione Moskës.

Varhelyi ka thënë se lufta në Ukrainë ndikon në anëtarësimin e Serbisë në BE.

Sipas tij, sundimi i ligjit është kusht shumë i rëndësishëm, por aq nuk mjafton.

“Koordinimi i politikës së jashtme ka rëndësi më shumë se kurrë më parë. Paqja dhe siguria e kontinentit tonë është sulmuar, prandaj na duhet Serbia, një shtet kandidat për anëtarësim që të na ndihmojë”, ka thënë ai.

Vuçiq ka thënë në konferencën e përbashkët për media se e kupton mesazhin e Varhelyit për harmonizim të politikës së jashtme të Serbisë me atë të BE-së.

“Ne i kuptojmë shumë mirë deklaratat e Varhelyit, të cilat i ka bërë si mik, për harmonizim të politikës së jashtme”, ka shtuar ai.

 





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika