Vuçiq: Serbët nuk do t’i lëshojnë ndërtesat në veri të Kosovës

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nuk ka kurrfarë diskutimesh lidhur me atë që serbët në veri të Kosovës “t’ua lëshojnë ndërtesat dhe pronat atyre të cilëve ato nuk iu përkisnin kurrë"

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar të enjten e 8 shtatorit, në lidhje me situatën në veri të Kosovës, duke thënë nuk ka diskutime lidhur me “lëshimin e ndërtesave dhe pronave”, që sipas tij, Kosovës nuk i përkisnin kurrë.

“Nuk ka kurrfarë diskutimesh që serbët në veri t’ua lëshojnë ndërtesat dhe pronat atyre të cilëve ato nuk iu përkisnin kurrë”, ka thënë ai.

Këto deklarata erdhën në ditën kur skadon afati për të hequr katër institucione serbe nga një ndërtesë komunale në Mitrovicë të Veriut.

Presidenti Vuçiq ka theksuar se Serbia ka treguar vullnet të mirë dhe ka biseduar me përfaqësuesit e komunitetit serb në veri të Kosovës për të pranuar dialogun në lidhje me organizimin e zgjedhjeve në atë zonë.

“Ne kemi treguar vullnet të mirë, kemi biseduar me përfaqësuesit e serbëve që të pranojnë dialogun për mbajtjen e zgjedhjeve në veri”, ka deklaruar Vuçiq.

Ai gjithashtu ka njoftuar se delegacioni i Serbisë do të udhëtojë në Bruksel në ditët e ardhshme për të zhvilluar bisedime me delegacionin e Kosovës, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Presidenti Vuçiq ka theksuar se për Serbinë, dialogu është mënyra kryesore për zgjidhjen e problemeve dhe se problemet po akumulohen në mungesë të dialogut.

Në anën tjetër, autoritetet në Kosovë kanë vendosur një afat deri më 8 shtator për të larguar katër institucione serbe nga ndërtesa komunale në Mitrovicë të Veriut. Ata argumentojnë se ky objekt i përket komunës së Mitrovicës së Veriut.

Siç ka raportuar REL, Institucionet serbe, përfshirë Zyrën për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, Drejtorinë e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Qarkun Administrativ të Mitrovicës së Kosovës dhe Qendrën për Punë Sociale, kanë përdorur këtë ndërtesë për një kohë të gjatë.

Kjo situatë ka sjellë tensione midis autoriteteve serbe dhe atyre kosovare. Në fillim, ishte paraparë që ndërhyrja për të hequr institucionet serbe të zhvillohej më 25 gusht, por u shty për dy javë.

Autoritetet lokale në Mitrovicë të Veriut kanë kërkuar që institucionet serbe të lironin objektin komunal, duke theksuar se u takon atyre dhe duhet të lirohet për shkak të punimeve të bëra, megjithëse nuk janë specifikuar se për çfarë punimesh.

Tensionet e krijuara në veri të Kosovës janë përfshirë në kontekstin e një situate të ndërlikuar politike dhe etnike në këtë rajon, me komunat e veriut të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, të cilat kanë kryetarë shqiptarë që nga prilli, pas votimeve të bojkotuara nga komuniteti serb.

Shija e redaktorit

Kongresmenja amerikane: Çdo agresion ndaj Kosovës përbën kërcënim për sigurinë...

Lisa McClain, anëtare e Komitetit për Arsimin dhe Punën në Dhomën e Përfaqësuesve në Michigan të ShBA-së, ka thënë se Kosova që moti është...

The Guardian: Zyrtarët amerikanë u bindën nga provat e Qeverisë...

Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator të këtij viti, e ka marrë edhe vëmendjen ndërkombëtare. Së fundmi, gazeta prestigjioze britanike “The Guardian”,...

Anton Cena me tre medalje, dy të arta dhe një...

Anton Cena, garues nga Kosova për Lojërat e 11-të për Policë, Doganierë dhe Zjarrfikës, ka arritur t'i fitojë tri medalje, dy të arta dhe...

Të fundit nga rubrika