Vuçiq: Serbia është shumë pranë Rusisë – i njohim detyrimet për integrim në BE
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka bërë të ditur se Serbia ende nuk ka hequr dorë nga Rusia. “Serbia është shumë pranë Rusisë, Serbia është vend i pavarur”, ka thënë shkurt ai. Vuçiq i ka quajtur dezinformata raportimet se Serbia me udhëzimet e Rusisë është duke tentuar të krijojë tensione në Ballkanin Perëndimor. “Duke folur […]





Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka bërë të ditur se Serbia ende nuk ka hequr dorë nga Rusia.
“Serbia është shumë pranë Rusisë, Serbia është vend i pavarur”, ka thënë shkurt ai.
Vuçiq i ka quajtur dezinformata raportimet se Serbia me udhëzimet e Rusisë është duke tentuar të krijojë tensione në Ballkanin Perëndimor.
“Duke folur për këtë gjë, besoj se keni lexuar disa shkruar, se gjatë 9 muajve të fundit, se Serbia po ndiqte udhëzimet e Rusisë për sulmuar të tjerët në Ballkan, për të shkaktuar mungesë stabiliteti. E kemi përgënjeshtruar me vepra, është e lehtë t’i ekspozohesh çdo lloj akuze, lajme të rreme kundër vendit tënd. Serbia është vend i pavarur dhe është drejt rrugëtimit të saj në BE dhe do të mbetet kështu”, ka thënë ai.
Tutje, Vuçiq ka dhënë detaje edhe për refuzimin për të marrë pjesë në samitin e BE-së që po mbahet në Tiranë, dhe pastaj edhe arsyet se pse ndërroi mendje për këtë gjë.
“Pati një sërë çështje të ndryshme, disa reagime gjysmëzyrtare për çështjen e Kosovës dhe dialogut, kjo ishte arsyeja kryesore, por në fund pas konsultimeve që zhvilluam brenda shtetit vendosëm të vijmë t’i diskutojmë të gjitha çështjet, sepse do të kemi një mundësi këtu, së paku të themi se çfarë mendojmë për këtë, dhe mbetemi të përkushtuar për dialog dhe ndaj procesit të negociatat të BE-së, mbetemi të përkushtuar për BE-në, por duhet t’i mbrojmë interesat tona”, ka thënë ai.
Ndërhyrjen e NATO-së dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës, Vuçiq i ka cilësuar si shkelje të integritetit territorial të Serbisë.




















