Vuçiq: Serbia nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë për aq sa të mundet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se pret presion të ri nga Perëndimi për vendosje të sanksioneve kundër Rusisë, për luftën e nisur në Ukrainë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se pret presion të ri nga Perëndimi për vendosje të sanksioneve kundër Rusisë, për luftën e nisur në Ukrainë.

Vuçiq ka thënë më 19 shtator në Nju Jork – ku është duke marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara – se pret që zyrtarët evropianë “t’i mbajnë leksione” gjatë takimeve se Serbia nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë.

“Do t’i dëgjoj me kujdes dhe do t’iu them se unë e udhëheq Serbinë si president dhe për aq sa të mundemi, do të udhëheqim me këtë politikë”, ka thënë Vuçiq teksa u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Presidenti i Serbisë ka thënë, po ashtu, se kur do ta kuptojë se nuk do të mund të vazhdojë më, nuk do ta zbatojë një politikë të tillë, mirëpo, sipas tij, Serbia “ka vepruar me përgjegjësi për një vit e shtatë muaj, që është e sinqertë, e përgjegjshme dhe e drejtë”.

Serbia është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit që nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës.

Një ditë më parë, kryediplomati evropian, Josep Borell, ka thënë se Serbia nuk është duke vepruar në përputhje me vendimin e Bashkimit Evropian për vazhdim të sanksioneve ndaj Rusisë edhe për një vit.

Deklarata e tij ka qenë referencë për sanksionet që BE-ja i ka vënë ndaj Rusisë qysh më 2014, për shkak të vendimit të Moskës për aneksim të gadishullit ukrainas të Krimesë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /REL

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika