Vuçiq: Serbia po planifikon t’i blejë 12 avionë francez Rafale

Të hënë e 11 prillit presidenti serb, Aleksander Vuçiq, ka njoftuar se Serbia dëshiron të paiset me avion luftarak francez, pavarësisht furnizimeve të fundit me armatim nga Rusia dhe Kina.

Sipas Vuçiq-it, vendi po planifikon të blejë 12 avionë luftarkë francez, të tipit Rafale. Përveç tyre ai ka bërë të ditur se edhe 12 avion të tjerë ka për synim t’i blejë, por nuk ka treguar se nga cili shtetet.

Krejt këto investime në Forcat Ajrore serbe ai po synon t’i bëjë pa rrezikuar financat e shtetit serb.

“Ne kemi negociuar blerjen e 12 avionëve të rinj për një vit, dhe po shikojmë gjithashtu blerjen e 12 avionëve të tjerë të përdorur (perëndimorë) nga një vend tjetër”.

“Serbia mendon të blejë më shumë avionë për sulm tokësor”, kishte thënë Vuqiç për Reuters.

Dassault Rafale

Ekspertët e sigurisë këtë e kanë parë si shenjë të parë për distancim nga Rusia, pasi që kjo e fundit ka qenë furnitori kryesor i Beogradit me armatim si dhe aleati kryesor ushtarak.

Serbia, është një kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian (BE), gjë që kohëve të fundit BE ka filluar ta shtoj presionin ndaj Serbisë për të zvogëluar lidhjet e saj me Moskën.

Serbia ka votuar kundër Rusisë tre herë në Kombet e Bashkuara që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt.

Milan Karagaça i Qendrës për Politikën e Jashtme me seli në Beograd kishte thënë se, fakti që avionët janë bërë nga Franca mund të tregojë se Serbia e ka shkëputur veten nga teknologjia ushtarake e Rusisë, politikisht është një sinjal i afrimit me BE-në”.

Javën e kaluar Serbia kishte diskutuar me Dassult Aviation, për blerjen 12 avionëve Dassault Rafale, sipas të përjavshmës franceze La Tribune.

Nuk është bashkpunëimi i parë, tregtarë në fushën ushtarake në mes të Serbisë dhe Francës, pasi që në vitin 2019 kishte blerë raketat tokë-ajër të Francës, Mistral dhe në vitin 2016 gjithashtu kishte ble helikopterë nga Airbus.

Kroacia, e cila është një anëtare e BE-së dhe Aleancës Veri Atlantike (NATO), operon në qiellë gjithashtu me avionë Rafale, që nga koha kur ishte në luftë me armikun e saj, Serbinë.

“Ne kemi një interes për t’i blerë këta avionë, por ne po shohim mënyrën më të mirë për t’i paguar ato pa rrezikuar financat tona publike”, thënë, Vuçiq pa dhënë më shumë detaje.

Ushtria e Serbisë bazohet kryesisht në teknologjinë ish-sovjetike. Ajo operon me MiG-29 dhe helikopterë MI-35M dhe me mbrojtje ajrore dhe me sisteme raketore e radarë rusë. Forcat tokësore të Serbisë përdorin gjithashtu tanke T-72 të prodhimit sovjetik dhe transportues të blinduar të personelit.

Vuçiq kishte thënë se, Beogradi po planifikon gjithashtu blerjen e avionëve shtesë për sulum tokësor për t’i zëvendësuar ata që janë të prodhuar në Jugosllavinë tashmë të zhdukur.

“Ka tre vende, ka një konkurrencë të madhe atje,” kishte theksuar ai.

Serbia aspiron të anëtarësohet në BE, por ka refuzuar të anëtarësohet në NATO e cila e kishte bombarduar atë në vitin 1999, pas luftës dhe spastrimit etnik që kishte bërë mbi popullatën shqiptare në Kosovë

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika