Pas vizitës që kishin në Kosovë, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për bisedimet, Miroslav Lajçak, tashmë janë në Serbi, për ta takuar presidentin Aleksandër Vuçiq.

Përmes një njoftimi në instagram, Vuçiq, ka njoftuar se është takuar me Lajcakun, kurse mediat në Serbi kanë raportuar se ai do të takohet edhe me Escobarin.

As Lajcak e as Vuçiq, nuk kanë dhënë detaje se për cfarë është diskutuar në takimin e tyre.

Port, gjatë vizitës në Kosovës, të dy emisarët kanë bërë të ditur se kanë kërkuar nga pala kosovare dhe ajo serbe që t’i shmangin tensionet dhe situata të mos përshkallëzojë në dhunë.