Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq, duke thënë se arsyeja e takimit të sotëm ka qenë ndeshje e basketbollit ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë, transmeton “Danas”

Sipas Vuçiq, ndeshja në mes Serbisë dhe Gjermanisë ishte arsyeja kryesore e takimit të tyre.

“Besojeni apo jo, arsyeja kryesore e takimit tonë sonte ishte ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë, në të cilën skuadra jonë mundi nikoqirët”, tha Vuçiq.

Mirëpo, ajo çka la përshtypje nga ky postim janë tri pikat e vendosura në fund të postimit ku Presidenti Vuçiq thotë se kanë biseduar edhe për tema të tjera.

Ndër të tjera, të dielën Vuçiq ka mbajtur takimin me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova pas negociatave në Bruksel me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.