Vuçiq: Unë nuk e nënshkruaj kapitullimin e Serbisë, Kurti nuk e formon Asociacionin

Presidenti serb. Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ndodhet në Prishtinë dhe se është e vështirë të arrihet ndonjë përparim.

Vuçiq, madje ka folur në emër të Kurtit, duke thënë se është i sigurt që kryeministri i Kosovës është i vendosur që të mos e formojë Asociacionin.

“Kurti është i vendosur të mos e formojë Asociacionin. Liberalizimi i vizave është një inkurajim për Kurtin. Lajçak do të mbërrijë në Beograd të hënën, ne do të përpiqemi të gjejmë një lloj rruge drejt progresit për normalizimin e marrëdhënieve”, tha Vuçiç për televizionin “Happy”.

“Ne do të kemi një takim 30-minutësh dhe më pas do të kaloj de facto dy ditë duke punuar me të dhe duke u përpjekur të gjej një lloj rruge përpara për normalizimin e marrëdhënieve”, tha Vuçiq.

Siç tha Vuçiq për televizionin “Happy”, “për shumë arsye, ne nuk kemi asgjë kundër heqjes së vizave [për Kosovën] dhe duhet t’i gëzohemi atij vendimi”.

“Por, momenti në të cilin ndodh kjo, tregon se ata jo vetëm që nuk janë të gatshëm të ushtrojnë presion, por është duke e inkurajuar Kurtin që të vazhdojë politikën e mospërmbushjes së obligimeve të veta”, tha Vuçiq, transmeton Telegrafi.

Vuçiq tha gjithashtu se populli i Serbisë duhet ta dijë se askush nga lidershipi i Serbisë nuk ka shkruar ndonjë plan apo propozim, por Gjermania dhe Franca.

“Nuk më shkon mendja të nënshkruaj kapitullimin e Serbisë. Nuk do të ketë kapitullim, dorëzim, u thashë të gjithëve se Serbia nuk do të pajtohet me hyrjen e Kosovës në OKB, as nuk do ta njohim pavarësinë e saj në një mënyrë apo tjetër. Ju përmbushni detyrimin, formoni Asociacionin dhe unë ju them që nuk do ta bëj. Ne jemi të gatshëm të bëjmë kompromise të shumta, por shqiptarët nuk do të bëjnë asgjë”, tha Vuçiq.

Lajçak tha sonte në Prishtinë se kryeministrit Kurti i ka dhënë 15 modele evropiane për Asociacionin, të cilat modele nuk kanë çuar në mosfunksionim te shtetet.

Ai  tha se është koha për të ndryshuar narrativën nga Kurti dhe se në vend se të thuhet se çka nuk duhet të jetë Asociacioni, të shihet si mundësi për të përmirësuar cilësinë në komunikim ndërmjet Qeverisë dhe serbëve të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh i gatshëm të nënshkruajë Marrëveshjen për normalizim me Serbinë, gjatë takimit që do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Këto deklarata ai i bëri gjatë takimit në Prishtinë me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

“Ai [Kurti] shprehu pritshmërinë e tij që Bashkimi Evropian të punojë në drejtim të përmbylljes së suksesshme të procesit të Marrëveshjes për normalizim përmes nënshkrimit zyrtar të saj në takimin e radhës”, u tha në njoftimin e lëshuar nga Zyra e kryeministrit.

Ndërsa, pas takimit me Kurtin, Lajçak tha se qëllimi i vizitës së tij dyditore është që të dëgjojë qëndrimin e Kosovës lidhur me propozimin evropian për normalizim, për të cilin, palët u pajtuan gjatë takimit të 27 shkurtit, në mënyrë që në takimin e radhës në Ohër, palët të mund të bëjnë hapin e radhës, atë të finalizimit të marrëveshjes.

“Qëllimi kryesor i kësaj vizite është që të marrë informacione se si Kosova e sheh zbatimin dhe ky takim ka përmbushur pritjet e mia në këtë kontekst. Unë do të jem në Beograd të hënën dhe të martën me të njëjtin qëllim, që të dëgjojmë nga Serbia se si e shohin zbatimin e atij dokumenti”, tha Lajçak.

“Ne shpresojmë se do të arrijmë të kemi një dokument për të cilin palët do të pajtohen më 18 mars në Ohër. Tash për tash është e pamundur të thuhet më shumë”, theksoi ai për gazetarët në Prishtinë. /Telegrafi/

Shija e redaktorit

Lame: Me intervenimin e NATO-së, UÇK-ja u bë ushtri me...

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, për 24 vjetorin e bombardimeve të NATO-së drejt caqeve serbe ka thënë se Kosova kishte filluar...

Distria Krasniqi e argjendtë në Gjeorgji

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, në kategorinë -52 kg, ka fituar medaljen e argjendtë dhe 700 pikë olimpike në Paris 2024 në Grand Slamin e...

“Radar” me Edita Doli mbledh mbi 50 mijë euro për...

Mbi 50 mijë euro nga telefonatat dhe mjetet e dorëzuara në ambientet e Dukagjinit është shuma që është mbledhur deri tani për Gazmend Malokun,...

Të fundit nga rubrika