Vuçiq urohet nga Putin për zgjedhjet në Serbi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të hënën e katër prillit e ka uruar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, për fitoren në zgjedhjet presidenciale e parlamentare të mbajtura të dielën e tre prillit.

Krahas shteteve perëndimore, që e kanë dënuar sulmin e Rusisë mbi Ukrainën, dhe kanë vënë sanksione kundër saj, Serbia ka refuzuar t’iu bashkohet atyre.

Putin në urimin e tij drejtuar Vuçiqit, ka thënë se pret që të vazhdojë bashkëpunimi Midis Rusisë dhe Serbisë.

“Pres që puna juaj në krye të shtetit do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin e partneritetit strategjik që ekziston midis vendeve tona. Kjo, padyshim, korrespondon me interesat e popujve vëllazërorë të Rusisë dhe Serbisë”, thuhet në mesazhin e urimit të Putinit, shkruan B92.

Në anën tjetër edhe ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ia ka uruar fitoren në zgjedhje, presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Ai, me anë të një postimi në Twitter, ka shkruar se, Serbia dhe SHBA-të kanë një miqësi të fortë dhe se i pret punë e përbashkët për të bërë.

“Urime Aleksandër Vuçiqit për fitoren në zgjedhjet në Serbi. Ne kemi një miqësi të fuqishme dhe shumë punë për të bërë së bashku”, ka shkruar Grenell.

Ndryshe, Vuçiq, në një konferencë për media të dielën e tre prillit kishte thënë se ka fituar 59.9 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale.

Po ashtu, duke iu referuar të dhënave të partisë së tij, Vuçiq kishte deklaruar se, kundërkandidati i tij kryesor, Zdravko Ponos, i cili siç ka deklaruar Vuçiq kishte fituar vetëm 17.7 për qind të votave.

“Kam arritur të bëj diçka që askush në Serbi nuk ia ka dalë kurrë. Unë jam i vetmi që fitova dy herë në raundin e parë”, ka thënë Vuçiç, raportonte “Nova.rs”.

Përveç se u shpreh i bindur në fitoren e zgjedhjeve presidenciale dhe atyre parlamentare, Vuçiq ka thënë se beson që në Beograd partia e tij qëndron e para.

“Mendoj se ka shumë opsione në qytet që ofrohen, por kjo nuk është diçka që do të dihet brenda një dite. Dhe SNS, sigurisht, që do të jetë më e madhja dhe pjesë e qeverisjes së qytetit, kështu funksionojnë numrat. mua, por le të presim deri në fund”, ishte shprehur ai.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi, Vuçiq po udhëheq në zgjedhjet presidenciale serbe me rreth 70 për qind të votave, kundrejt kundërkandidatëve të tij, të cilët qëndrojnë nën 10 për qind.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika