Vuçiq vazhdon ‘me fushata kundër Kosovës’, iu drejtohet me letra anëtarëve të KiE-së

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se u është drejtuar me letra të gjithë anëtarëve të Këshillit të Evropës e edhe liderëve më të pushtetshëm evropianë kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur besimin se në Asamblenë Parlamentare do të kalojë Raporti i raportueses Dora Bakoyannis në favor të anëtarësimit të Kosovës. Kjo nuk është hera e parë që Serbia vepron në kundërshtim me marrëveshjen e arritur në Bruksel.

Serbia sërish po lobon kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar të dielën se iu ka shkruar të gjithë anëtarëve të Këshillit të Evropës letra të veçanta kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Vuçiq është shprehur se u është drejtuar veç e veç shteteve e edhe liderëve për ta kundërshtuar anëtarësimin, një hap i rëndësishëm drejt të cilit pritet të ndërmerret më 16 prill kur votohet në Asamblenë Parlamentare.

“Iu kam shkruar të gjithë anëtarëve të Këshillit të Evropës, 14 letra të ndryshme për liderët evropianë, shumica prej tyre të personalizuara. Ju kam adresuar secilit duke pasur parasysh raportet dhe rrethanat specifike që i kemi me ta. Në njërën anë i kemi mosnjohësit, në tjetrën njohësit, ata me të cilët kemi pasur raporte speciale, veçanërisht ato shtete që konsiderohen më me ndikim. Të gjitha janë dërguar. Në këto letra kam kërkuar përsëri që ta rishqyrtojnë vendimin e tyre dhe vendimin për Asamblenë Parlamentare të KiE-së që mbahet pas dy ditësh, në mënyrë që vendimi që i dërgohet Komitetit Ministror të KiE-së të jetë tjetër”, ka thënë Vuçiq./Radio Evropa e Lirë

Bazuar në Marrëveshjen e Brukselit, palët nuk duhet të pengojnë njëra-tjetrën në anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

E kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e quajti të rëndësishëm votimin që pritet të ndodhë më 16 prill, derisa theksoi se Asambleja Parlamentare do ta votojë anëtarësimin e Kosovës pa fusnotë.

“Sot gjendemi në një situatë shumë më të favorshme. Raporti dhe opinioni i znj.Bakoyannis njeh plotësimin e të gjitha parakushteve dhe qartë tregon se zotimet e tjera të Kosovës duhet të përmbushen pas anëtarësimit. Më 16 prill do ta kemi votimin më të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit në KiE. Asambleja Parlamentare pritet ta miratojë opinionin e znj.Bakojanis, i cili rekomandon anëtarësimin e plotë të Kosovës pa asnjë parakusht shtesë dhe pa fusnotë”, ka thënë Kurti të dielën në Këshillin e Përgjithshëm të Vetëvendosjes.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika