Vuçiqi akuzohet për organizimin e incidentit me avionin çarter në Tivat, autorja serbe e quan “Ali Baba me 87 hajdutë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq, është vënë në qendër të kritikave të ashpra nga piktorja dhe kolumnistja serbe Biljana Willimon, e cila në një tekst autorial të publikuar në mediumin hulumtues serb Radar e akuzon atë për organizimin e dërgimit të një grupi personash me avion çarter në Mal të Zi gjatë Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Tivat.

Në artikullin me titull “Ali Baba dhe 87 hajdutët”, autorja pretendon se udhëtimi i grupit prej 87 personash nuk mund të ketë ndodhur pa dijeninë dhe miratimin e Vuçiqit. Sipas saj, presidenti serb po përpiqet të paraqitet si i painformuar për organizimin e fluturimit, por ajo argumenton se asnjë veprim i tillë nuk mund të realizohet pa mbështetjen e strukturave shtetërore.

Willimon e krahason Vuçiqin me personazhin e njohur të përrallës “Ali Baba”, duke pretenduar se personat e dërguar në Tivat kishin për qëllim t’i ofronin mbështetje politike gjatë samitit. Ajo kritikon edhe sloganin “Serbia fiton”, i cili ishte shfaqur në pankarta, duke e cilësuar atë si të papërshtatshëm dhe si një tentativë për të tërhequr vëmendjen në një ngjarje ndërkombëtare ku, sipas saj, Serbia nuk ishte protagonisti kryesor.

Autorja shkruan se autoritetet malazeze ndaluan hyrjen e grupit dhe se apartamentet luksoze të rezervuara për ta në Luš]shtica Bay mbetën të pashfrytëzuara. Ajo ngre pikëpyetje edhe mbi mënyrën se si janë shpenzuar fondet për organizimin e këtij udhëtimi.

Në pjesën e fundit të shkrimit, Willimon zgjeron kritikat ndaj qeverisjes së Vuçiqit, duke e akuzuar atë për dëmtimin e institucioneve demokratike, kontroll mbi mediat, presion ndaj kundërshtarëve politikë dhe lidhje me struktura kriminale. Sipas saj, imazhi i Serbisë në sytë e bashkësisë ndërkombëtare është dëmtuar rëndë dhe vendi po perceptohet gjithnjë e më shumë si një shtet me probleme serioze demokratike. /Radar

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika