Vuçiqi e pohon se s’ka më ndikim në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

“Serbia nuk ka mundur t’i kundërshtojë lëvizjet e njëanshme të Prishtinës që nga vitit 1999”.

Kështu ka pohuar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një intervistë për “TV Prva”, teksa ka folur lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Pas mospranimit të Qeverisë së Kosovës, që serbët të votojnë për zgjedhjet e tre prillit, Vuçiq, ka deklaruar se i ka lutur qytetarët serbë në Kosovë “që ta ruajnë paqen”.

“S’është sekret që unë marr 90 për qind të votave në Kosovë, dhe kanë llogaritur se Vuçiqi nuk do të dojë të heqë dorë nga 50 mijë vota, do ta detyrojmë të futet në të dhe pastaj do të shohim se çfarë do të shpikim, çfarë incidenti”, është shprehur ai.

Siç shkruan “Danas“, presidenti serb ka thënë se presioni mbi Kosovën do të vazhdojë. Por, njëkohësisht theksoi,  akuzat kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, në përpjekje që ta ndalojnë Serbinë të bëjë progres në fushën e ekonomisë.

Ai akuzoi Kurtin dhe Gjukanoviqin se “puna e tyre e vetme është të bëjnë thashetheme për Serbinë dhe të thonë se Vuçiq është ‘Putini i vogël’”.

Po ashtu, Vuçiq ka hedhur poshtë pretendimet e gazetës britanike “The Guardian”, se paqja në Ballkan është sërish e rrezikuar.

“Janë gënjeshtra patologjike, nuk kam parë gënjeshtra të tilla si në Guardian”, ka shtuar Vuçiq.

Ndryshe, Kurti kishte deklaruar se për mbajtje të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë, duhet të ketë një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai, këto deklarata i ka bërë gjatë një takimi virtual me ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike dhe konsullore të Kosovës.

“Ne nuk dëshirojmë që t’ua pamundësojmë të drejtën e votës qytetarëve të Republikës sonë që kanë dyshtetësi, por, në të njëjtën kohë nuk mund të veprojmë në kundërshtim me ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e vendit”.

Ndërkaq, Kuvendi i Kosovës më 15 janar kishte miratuar një rezolutë, përmes së cilës është kundërshtuar mbajtja e votimeve në Kosovë.

Zgjedhjet e fundit parlamentare të Serbisë, të cilat ishin organizuar edhe për komunitetin serb në Kosovë, ishin ato të 21 qershorit të vitit 2020.

Të njëjtat ishin mbajtur bazuar në praktikën e mëhershme të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, praktikë kjo që është krijuar në vitin 2017.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika