Vuçiqi pas takimit me senatorët amerikanë: Prioritet i Serbisë është formimi i Asociacionit në Kosovë

Vuqiqi ka takuar senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters, të cilët po qëndrojnë në Beograd, në kuadër të një turni njëjavor në shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka takuar senatorët amerikan, Chris Murphy dhe Gary Peters

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, pas takimit me senatorët amerikanë ka thënë se prioritet i Serbisë është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, duke theksuar se do të angazhohet në formimin e Asociacionit “siç parashihet me Marrëveshjen e Brukselit”.

Vuçiqi ka takuar senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters, të cilët po qëndrojnë në Beograd, në kuadër të një turni njëjavor në shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Zhvillova një bisedë të hapur me Chris Murphy dhe Gary Peters, të cilët i falënderova për angazhimin në mbështetjen e dialogut me Prishtinën. Theksova se formimi i Asociacionit të Komunave (me shumicë) Serbe është prioritet, si dhe se ne do të vazhdojmë të insistojmë në implementimin e Asociacionit siç parashihet me Marrëveshjen e Brukselit”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika