Vuçiqi: S’ka dialog real me Kurtin

Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka ftuar për takim në Berlin kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të gjetur një zgjidhje në mes të dy shteteve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Në takimin e Berlinit pritet që të marrë pjesë edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ky i fundit në një konferncë të mbajtur të shtunën e 30 prillit, ka thënë se nuk pret asgjë të mirë nga bisedimet me Kosovën.

Këto deklarata të Vuçiqit erdhen pas vizitës që i bëri ushtrisë serbe në Batajnicë, e cila kryente stërvitje ushtarake me armatim rus dhe kinez.

“Jo me dëshirën tonë, jo me vullnetin tonë, por me të atyre që as që mendojnë se si do t’i përmbushin ato që i nënshkruan para 10 vjetësh”, ka deklaruar Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq ka tentuar përmes deklarimeve, të paraqesë se kinse institucionet e Kosovës po i detyrojnë serbët të largohen nga vendi.

“Qëllimi i tyre është të dëbojnë serbët nga veriu ose t’i detyrojnë të pajtohen me pavarësinë”.

Sipas tij, dialogu është kthyer në “urdhra ndaj Serbisë, të cilëve s’mund t’u përmbahet për shkak të Kushtetutës dhe qëndrimit të saj”, ka thënë ai.

“Kam qenë gjithmonë përkrahës i madh i dialogut, por dialogut real. Kemi pasur dialog real. Sot me Kurtin, ai dialog nuk ekziston fare”, ka thënë Vuçiqi, raporton “N1”.

Ky i fundit ka folur dhe për ftesën e kancelarit gjerman Olaf Scholz, duke thënë se është parapërgatitur për takimin e 4 majit në Berlin, dhe se është gati t’i dëgjojë të gjitha kundërshtimet gjermane ndaj qëndrimeve të Serbisë.

“Kjo është e gjitha që pres. As keq, e as mirë. Është shans i mirë të tregojmë pikëpamjet tona. Por a do t’ia ndryshojmë qëndrimin Gjermanisë për Kosovën – sigurisht që jo. A do t’ia ndryshojmë qëndrimin për pozicionin e tyre për sanksionet ndaj Rusisë – është e sigurt që s’mund t’ia dalim”, ka deklaruar Vuçiqi.

Shkrimet e senatorit Chris Muhphy, nuk kanë kaluar pa u komentuar nga presidenti i Serbisë, ku në shkrimet e tij, ai kishte nxjerrë prapaskenat nga takimet që ishin mbajtur në mes të prillit.

Murphy, kishte thënë se ka marrë porosi nga Vuçiqi që ta thërrasë pas 60 ditësh për të dëgjuar qëndrimin e tij. Ndërsa, Vuçiqi ka dashur të arsyetohet duke thënë se porosia s’ka pasur të bënte me qëndrimin për sanksionet ndaj Rusisë, duke shtuar se “bëhet fjalë për projekt specifik”, të cilin e ka mbajtur të fshehtë.

Dialogu në mes të të dyja shteteve sovrane ka ngecur vitin e kaluar si pasojë e vendimit të Republikës së Kosovës, që të vendosë masën e reciprocitet për targat e automjeteve, në shator të viti kaluar.

Gjithashtu, ky dialogu është refuzuar nga shteti serb, pasi Kosova nuk kishte lejuar mbajtjen e referendumit për ndryshime kushtetuese të Serbisë më 16 janar.

Shija e redaktorit

Intervistë | Rrëfimi i gazetarit Martin Çuni që u torturua...

Ishin vitet e regjimit serb në Kosovë, ato që rëndonin shpatullat e çdo shqiptari që vetëm kërkonte të jetonte i lirë në vendin e...

Forbes publikon renditjen e grave më të fuqishme në botë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shpallur gruaja më e fuqishme në botë për të dytin vit radhazi në renditjen vjetore...

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Të fundit nga rubrika