Vullnet Krasniqi ia thotë “në sy” Arian Agushit pse nuk i pëlqen muzika e tij

Gazetari Vullnet Krasniqi ka treguar se në vend të reperit Gold Ag, në ditën e çlirimit të Skënderajt është dashur të ftohen këngëtarë më me vlera.

Krasniqi, në “Debat Plus”, tha se performanca e Arian Agushit apo Gold Ag, siç njihet, nuk ishte fare e denjë.

“Ke dita e çlirimit të Skenderajit., do doja ta shihja Ilir Shaqirin, kisha pas qef ta shoh ndonjë artist të Skenderajt. S’e kam problemin pse ke Gold Ag, ai le të bën muzikë sa të don. E kam problemin me Komunën e Skenderajit pse e zgjedh Gold Ag, para artistave të tjerë. Për mu ajo ke performancë ke pak muzikë, pak ky knoj, u dok paraqitja e tij për me knu për ni dëshmor me shorce qashtu”, tha ai.

“Ilir Shaqiri ka pasur tekstshkrues, Shkurte Fejza, kanë hulumtu para se me shkru. Ky e krijon përshtypjen që dëshmori ka ra dëshmor tu marrë hak për djalin e vet. Historia e tij fillon që nga vitet e 90-ta ka qenë mjeshtër i armëve…”, vijoi ai.

Agushi pastaj u kundërpërgjigj duke thënë se në Skenderaj është ftuar nga vetë familet e dëshmorëve.

Agushi: Këngët patriotike i bëj sepse i ndiej, më dalin edhe lot

Shija e redaktorit

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Të fundit nga rubrika