Vullnetarët shqiptarë në epiqendër të tërmetit në Turqi: “Pothuajse në çdo shtëpi ka së paku një të vdekur”

Përveç Ushtrisë së Kosovës, edhe ekipet e shpëtimit në Turqi po vazhdojnë me operacione për kërkim-shpëtim. Me këtë rast, edhe Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim është duke bërë punë vullnetare në shpëtim të qytetarëve dhe gjetjen e viktimave nga rrënojat pas tërmetit të shkaktuar.

Të vendosur në njërën nga zonat më të prekura nga tërmeti në Turqi, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, bashkë me pjesëtarët e vendosur në Hataya, po vazhdojnë me
kërkim-shpëtim.

Mentor Maloku, në një deklaratë për RTK-në, ka dhënë detaje nga operacioni i sotëm dhe punës vullnetare që po bëjnë.

“Jemi në qytetin e Hataya-t, në epiqendër të tërmetit. Ne si shoqatë jemi munduar dhe do të mundohemi të japim maksimumin, qoftë në shpëtim jete ose në nxjerrje të trupave të qytetarëve” ,ka thënë Mentor Maloku, nga SHKKSH.

Po ashtu, ai ka njoftuar për gjendjen aktuale atje, teksa shtoi se qyteti është i shkatërruar plotësisht, ku, pothuajse në çdo shtëpi ka një të vdekur.

Nga tërmetet në Turqi dhe Siri janë shkaktuar mbi 33 mijë viktima. Sipas OBSh-së, numri i viktimave mund të dyfishohet.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika