Vikendi i kaluar solli edhe njëherë pamje të trishta në sportin kosovar,përkatësisht në hendboll.

Teksa Po zhvillohej sfida Vushtira-Trepça në kuadër të Superligës së meshkujve në grupin A në henboll,kjo ndeshje ishte ndërprerë në pjesën e dytë,me arsye se ishin sulmuar lojtarët e skuadrës nga Mitroviça , nga lojtarët vendas ,më pastaj edhe nga tifozëria.

Kanë kaluar katër ditë nga ai incident dhe klubi nga Vushtria ka marrë pergjegjësi për ngjarjet që ndodhet dhe ka kërkuar falje.

“Në emër të kryesisë së klubit dhe ekipit kërkojmë falje për situatën e ndodhur në ndeshjen e fundit kundër KH Trepçës. Situata e krijuar atë ditë ka qenë një imazh i padëshirueshëm si për klubin si për të gjithë qytetin e Vushtrrisë, veprime që nuk duhen të ndodhin as nga lojtarët e as nga tifozët e çdo klubi jo vetëm tonit, por që ndodhin në sport sidomos kur provokohen nga lojtarët në fushë siç ishte rasti në këtë ndeshje”, ka shkruar KH Vushtrria në rrjetin soçial Façebook.

Ata gjithashtu kanë kërkuar rishikimin disa dënimeve që iu kanë shqiptuar nga komisioni i garave .

“I apelojmë FHK ti rishikon disa vendime drastike ndaj klubit tonë (jo dënimet e disa lojtarëve të çilat edhe i kanë merituar) por ndaj klubit i çili po bënë çmos te jetë skuadër çilësore dhe ka ngritë nivelin e ligës por edhe të shikueshmërisë”, u shprehën ata.

Vushtria e humbi këtë sfidë në tavolinë me rezutat zyrtar 10-0.