Vushtrri: Dyshohet se e mitura u rrah nga babai dhe vëllai, arrestohen të dy

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se është ushtruar dhunë ndaj një të miture nga babai dhe vëllai i saj, si shkak i lidhjes së saj me një djalë, për çka babai dhe vëllai janë kundër

Ilustrim

Janë arrestuar babai dhe i biri, pasi kishin ushtruar dhunë ndaj të miturës, familjares së tyre.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka thënë se akti i të arrestuarve erdhi si shkak i lidhjes së saj me një djalë, për çka babai dhe vëllai i saj janë kundër.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Vushtrri 19.01.2023 – 20:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare, e mitur. Sipas viktimës deri te ushtrimi i dhunës ka ardhur pasi që viktima është në lidhje dashurie me një djalë, për çka babai dhe vëllai i saj janë kundër. Është njoftuar zyrtari i Qendrës për Punë Sociale, viktimës iu është ofruar tretman mjekësor dhe më pas është vendosur në strehimore.”, thuhet në raport.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se pas intervistimit, dy të arrestuarit janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika