Vushtrri – Vdes një person, u godit nga vetura derisa po rregullonte një ngarkesë në kamion

Policia e Kosovës njofton se ka vdekur një person në një aksident trafiku në fshatin Novolan të Vushtrrisë.

Ka vdekur një person në një aksident trafiku në fshatin Novolan të Vushtrrisë.

Aksidenti ka ndodhur kur viktima kishte zbritur nga kamioni me të cilin po udhëtonte për të rregulluar një ngarkesë në rimorkio.

“Novolan, Vushtrri 08.09.2023 – 09:00. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një veturë në lëvizje. Aksidenti ka ndodhur kur viktima kishte zbritur nga kamioni me të cilin po udhëtonte për të rregulluar një ngarkesë në rimorkio. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa më 09.09.2023 i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika