Vushtrria komuna e parë që subvebcionohen për qumësht, fermerët të kënaqur

Komuna e Vushtrrisë është komuna e vetme që ka marrë vendim të subvencionojë të gjithë fermerët brenda komunës me 0.5 cent për litër të qumështit. Këtë vendim e kanë mirëpritur fermerët të cilët thonë se kjo do të ndikojë në rritjen e numrit të fermerëve që merren me këtë veprimtari

Me këtë fermë të lopëve, Nazmi Osmani nga fshati Dolak i Vushtrrisë mban familjen që nga vitit 2021.

Nga pesë gjedhe sa i kishte në fillim, tani ai ka arritur t’i shtoj ato në 40 krerë.
Fitimi përmes tyre dhe ndihma nga shteti, thotë të jetë arsye pse ai nga mbajtja për konsum familjar, këtë veprimtari e ka kthyer në një biznes fitimprurës.

Nazmi Osmani, fermer nga Vushtrria ka thënë se “Në mujt shkon nga 6 mijë deri në 7 mijë litra qumësht, a në vit deri 100 mijë litra qumshtë. Shpenzime ka, por edhe fitimi është i madh nga mbajtja e tyre”.

Përveç të hyrave vetanake përmes shitjes së qumështit e subvencioneve nga Ministria e Bujqësisë, Osmanit i është shtuar edhe një ndihmë shtesë, kësaj radhe nga komuna e Vushtrrisë.

Kjo komunë do t’i subvencionojë mbi 100 fermerë brenda vitit me 0.5 centë për litër të qumështit.

Ferit Idrizi, kryetar i Komunës së Vushtrrisë ka thënë se “Ky ka qenë një premtim i imi gjatë fushatës zgjedhore me qëllim të subvencionimit të blegtorisë pasi është një fushë që hap vende të reja të punës dhe ne edhe vitin e kaluar kemi bërë subvencionim me 0.5 cent për litër të qumështit, ndërsa këtë vit kemi planifikuar mbi 73 mijë euro për t’i subvencionuar 107 fermerë”.

Formën e ndihmës nga komuna, fermeri Osmani thotë se duhet ta ndjekin edhe institucionet qendrore.

Osmani ka thënë tutje se “Këto prej komune e kemi mirëprit shumë mirë pasi na ndihmon dhe nuk ndanë në kategori ashtu sikur ministria që bënë subvencionimin vetëm në bazë të cilësisë së qumështit. Këtë e kemi mirëpritur pasi jemi komuna e vetme që e kemi këtë ndihmë”.

Si pjesë e mbështetjes për fermerët, komuna e Vushtrrisë vazhdon të ndajë edhe makineri të ndryshme.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika