Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi për rundin e balotazhit edhe në qytetin e Prizrenit, vetëm pak orë pas zyrtarizimit të një bashkëpunimi të ngjashëm në Junik.
Kandidati i LVV-së në Prizren, Artan Abrashi, bëri të ditur se marrëveshja u nënshkrua me kandidatin e AAK-së, Besnik Krasniqi, me qëllim krijimin e një qeverisjeje të drejtë, transparente dhe zhvillimore për qytetin.
“Sot, në Prizren, Lëvizja Vetëvendosje! – Qendra në Prizren, e përfaqësuar nga unë si kryetar, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e përfaqësuar nga kryetari z. Besnik Krasniqi, nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar një qeverisje të drejtë, transparente dhe zhvillimore për qytetin tonë.