VV e AAK s’presin rezultate nga takimi Kurti – Vuçiq “pa ndryshuar qasje Serbia”

Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk presin rezultate nga takimi i ardhshëm ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq

(Majtas) Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti (djathtas)
(Majtas) Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti (djathtas)

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk presin rezultate nga takimi i së mërkurës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Deputetja e LVV-së, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, ka theksuar se mungesa e suksesit varet nga qasja e Serbisë ndaj Kosovës.

Ajo ka thënë se për të pasur një rezultat pozitiv, Serbia duhet të ndryshojë qëndrim dhe ta pranojë Marrëveshjen Bazike.

“Nuk është që pres diçka ndryshe prej asaj që ka ndodhur gjatë takimeve që kanë ndodhur në të kaluara në mes të përfaqësuesve të shteteve, sepse arsyeja pse pritshmëritë nuk janë të larta është për faktin që kemi të njëjtën mendësi dhe të ndjenjën qasje të shtetit të Serbisë, ku edhe këtë herë do të përfaqësojnë në këtë takim. Nëse do të prisnim diçka është nëse do të ndryshonte kjo mendësi edhe nëse Serbia do të jepte sinjale që ka ndërruar qasje sa i përket procesit të dialogut dhe nëse është e gatshme që të pranojë marrëveshjen bazike dhe të shkojë tutje në këtë proces, por me që kemi të bëjmë me emra të rinj në Qeverinë e Serbisë, por me mendësinë e vjetër, besoj që do të vazhdojnë prapë në të njëjtën mënyrë se si kanë vazhduar deri më tani”, ka thënë Kryeziu-Hyseni për EO.

Gjithashtu, ajo ka bërë thirrje që BE-ja të marrë masa kundër Serbisë për qasjen e saj të patolerueshme ndaj dialogut, ndërsa masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës i konsideroi të padrejta dhe kërkoi heqjen e tyre.

Ndërsa, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kritikuar kryeministrin Kurti për mungesë transparence dhe ka theksuar se takimet po zhvillohen pa u arritur marrëveshje konkrete.

“Po më duhet se janë shkuar për t’u takuar për të thënë se janë takuar dhe për të mos u dakorduar për asgjë. Sepse caktimi i një date krejt papritur pa e bërë publike agjendën se çka do të diskutohet, jemi në amulli edhe ne si deputetë. Kurti e ka obligim ta bëjë zyrtare agjendën e takimit, po ashtu pas kthimit të raportojë në Kuvendin e Kosovës se çka është dialoguar atje. Le që po shkojnë në dialog, por po na sjellin koncesione njëjtë sikurse e kanë pranuar komplet marrëveshjen. E kanë pranuar edhe draft-statusin, kurse tani po e refuzojnë në fakt kanë qenë ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian që kanë treguar se janë dakorduar. Është drafti më i keq i mundshëm, Kosova nuk duhet të bëjë koncesione”, ka thënë mes tjerash Kadrijaj.

Ajo gjithashtu paralajmëroi për rreziqet e koncesioneve të panevojshme në dialog.

Takimi ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit është konfirmuar nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, megjithatë ende nuk janë dhënë detaje rreth agjendës të takimin trepalësh.

Po ashtu, pritet që së shpejti të publikohet vendimi përfundimtar i BE-së, lidhur me masat ndaj Kosovës. Pasi vendet anëtare janë pajtuar që t’i hiqen gradualisht masat Kosovës.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika