VV hap fushatën përpara kohe, Cakolli paralajmëron mungesë kontrolli ligjor

Eugen Cakolli

Periudha e parafushatës në Kosovë, sipas Eugen Cakollit nga KDI, nuk është e rregulluar ligjërisht.

Cakolli ka thënë se për herë të parë, një tubim politik po mbahet para nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një tubim hapës përpara fillimit të fushatës më 13 shtator, një praktikë që nuk ka precedent deri më tani.

“Nuk ka qenë praktikë deri më tani që tubimet hapëse të mbahen para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore. Këtë vit, një tubim i tillë po u zhvilloka nga Lëvizja Vetëvendosje.

Më shumë sesa për ndonjë risi organizative, kjo lidhet me faktin se periudha e parafushatës është e parregulluar ligjërisht – si në aspektin e gjuhës së përdorur, ashtu edhe të shpenzimeve apo të kufizimeve të tjera.
Fushata zyrtare nis nesër, më 13 shtator, dhe deri atëherë çdo aktivitet politik zhvillohet jashtë çdo përgjegjësie ligjore.
Kjo do të thotë se, për çfarëdo që ndodh në aktivitetet e parafushatës, as KQZ-ja e as PZAP-ja nuk kanë kompetencë të mbikëqyrin, e rrjedhimisht as të shqiptojnë gjoba apo sanksione – madje as në rast të përdorimit të gjuhës nxitëse/së urrejtjes, apo të shpenzimeve të pakontrolluara”, ka shkruar Cakolli.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika