VV-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës, pretendon legalizime të jashtëligjshme në Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar  sot një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe zyrtarëve të lartë të kabinetit të tij, duke pretenduar se janë përfshirë në legalizime të jashtëligjshme të objekteve.

Asamblistja e VV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Berita Abazi, ka thënë se kallëzimi është bazuar në një sinjalizim anonim që, sipas saj, është pranuar përmes emailit te një grup i asamblistëve një ditë më parë.

Sipas Abazit, sinjalizuesi ka dërguar mesazhe që pretendojnë për legalizime të jashtëligjshme dhe shuma të mëdha parash, ndërsa në komunikimet e paraqitura përmendet shefi i kabinetit të Përparim Ramës.

“Në këto mesazhe, personi në fjalë, përveç se përmend kompani ndërtimi dhe objekte ndërtimi, përmend edhe shuma parash dhe vetë pretendon se këto legalizime janë të jashtëligjshme”, deklaroi Abazi.

Ajo ka thënë se, duke pasur parasysh seriozitetin e pretendimeve, VV-ja ka vendosur ta dorëzojë zyrtarisht kallëzimin penal dhe t’i kërkojë Prokurorisë Speciale të nisë hetime të menjëhershme.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika