VV-ja e kishte përzgjedhur Besnik Mujecin aksionar në Stacionin të Autobusëve
Besnik Mujeci, asamblist i VV-së, i cili dyshohet se u kap me 11 mijë doza të drogës eksatazi në Shqipëri, ishte emëruar nga partia e tij si aksionar në ndërmarrjen “Stacioni i Autobusëve” në Prishtinë. Mujeci, sic raporton Policia e Shqipërisë, kishte transportuar lëndë narkotike duke i përdorur autoubusët në sezonën turistike nga Kosova në […]
Besnik Mujeci, asamblist i VV-së, i cili dyshohet se u kap me 11 mijë doza të drogës eksatazi në Shqipëri, ishte emëruar nga partia e tij si aksionar në ndërmarrjen “Stacioni i Autobusëve” në Prishtinë.
Mujeci, sic raporton Policia e Shqipërisë, kishte transportuar lëndë narkotike duke i përdorur autoubusët në sezonën turistike nga Kosova në Shqipëri.
“Pasi dërgesat arrinin në Tiranë, transportoheshin me autovetura të marra me qira në Tiranë dhe në qytete të tjera, kryesisht bregdetare, dhe vendet e shkëmbimit caktoheshin në vende publike me shumë lëvizje dhe fluks njerëzish. Për arritjen e marrëveshjeve me shpërndarësit e drogave sintetike në Shqipëri, trafikantët kërkonin pagesa paradhënie, ose edhe lënien e automjeteve si garanci”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndryshe, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë bërë të ditur se kanë nisur procedurat diciplinore ndaj asamblistit Mujeci.















