VV-ja e LDK-ja i druhen sulmeve të tjera në veri, vlerësojnë se Policia është e gatshme për çdo situatë

Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po vlerësojnë se rreziku potencial për sulme apo aktivitete të tjera kundër rendit ligjor e kushtetuese ekziston ende

Fshati Banjskë, 25 shtator 2023.

Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po vlerësojnë se rreziku potencial për sulme apo aktivitete të tjera kundër rendit ligjor e kushtetuese ekziston ende, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Sipas tyre, duke parë operacionin e ndërmarr nga Policia e Kosovës për këtë sulm, ato në të ardhëm do të menaxhohen në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ata po vlerësojnë se hetimet do të vërtetojnë se këto sulme lidhen direkt me Serbinë dhe se ngjarja e fundit sipas tyre, duhet të përdoret si një armë e fuqishme në tryezën e bisedimeve për të treguar se kush janë faktorët e destabilizimit në Kosovë.

Deputeti i VV-së Enver Dugolli, ka thënë se shteti ka pasur të drejtë në momentin kur ka dërguar Policinë në veri, e që sipas tij, për këtë arsye edhe ndaj shtetit janë vendosur sanksione padrejtësisht për këtë arsye.

Ai ka theksuar se nga sulmi i fundit që ndodhi në veri është e nevojshme që të shtohet prezenca edhe më e madhe e Policisë në atë pjesë të vendi, pasi vetëm ashtu mund të ketë paqe e siguri, rend dhe ligj për të gjithë qytetarët e vendit.

“Nëse i’u kujtohet neve na patën kritikuar e qortuar, besa edhe na vënë sanksione padrejtësisht për shkak të prezencës së policisë në objekte edhe përreth objekteve komunale dhe në tërë kohën kemi thëne, po përsërisim e ripërsërisim se deri sa informacione të tilla, ka grupe të tilla të ardhura nga Serbia, gjithmonë prezenca e policisë e njësive të veçanta, e të specializuara është më se e domosdoshme që të mbretëroj paqja e siguri, rendi e ligji për gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Dugolli për EO.

“Nga ato që kemi parë po na vërteton gjithnjë e më shumë vendimin e drejtë të institucioneve tona se rendi dhe ligji është i nevojshëm për qytetarët e Kosovës, prandaj duhet shtuar edhe prezenca e Policës edhe më shumë, për shkak se në ishim dëshmitar të atij sulmi terrorist të këtij formacioni ushtarak e policor të cilët e sfiduan shtetin e Kosovës”, ka thënë ai.

Dugolli, i cili është edhe anëtar i Komision për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, tha se duke marr parasysh që një pjesë e madhe e armëve është konfiskuar, rigrupimi i terroristëve i dirigjuar nga Serbia vazhdon që të jetë ende kërcenim për Kosovën.

“Rreziku mbetet për shkak se ai formacion një pjesë e tyre e madhe është larguar ka ikur për Serbi. Ndonëse një pjesë të madhe të armatimit e kemi zënë pra është i konfiskuar, por rigrupimi i tyre i dirigjuar nga Serbia vazhdon që të jetë ende kërcenim për Kosovën”, ka shtuar ai.

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka thënë se edhe përkundër suksesit të Policisë së Kosovës në aksionin e 24 shtatorit, kjo nuk duhet që të krijojë komoditet.

Ngase sipas tij, institucionet e sigurisë të vendit në bashkëpunim më partneret strategjikë do e bëjnë vlerësimin e situatës dhe do të ndërmarrin veprimet e duhura për të parandaluara situata të tilla.

Ai ka thënë se situata të tillë janë paralajmëruar edhe më herët nga ekspertet e sigurisë dhe se kjo situatë është vlerësuar nga autoritete më të larta të Policisë dhe se të njëjtit kanë qenë në gatishmëri të lartë që të i’u përgjigjen situatës.

“Përkundër suksesit të Policisë së Kosovës kjo nuk duhet të krijoj një komoditet apo një sjelle të relaksuar. Unë po shpresoj që institucionet tona të sigurisë në bashkëpunim me partneret tanë strategjikë do e bëjnë vlerësimin e situatës dhe t’i ndërmarrin veprimet e duhura për të parandaluara situata të tilla. Por nëse edhe ato ndodhin të menaxhohen sa më mirë. Një situatë e tillë është paralajmëruar edhe më herët nga ekspertët e sigurisë kur kryesisht bëhej pyetja nga gazetarët se ekziston ndonjë rrezik, tani këto rreziqet nëse kategorizohen nga një sulm apo një agresion konvencional deri tekë infiltrimi i grupeve paramilitare me karakter terrorist. Gjithnjë është dhënë një vlerësim se një inkursion i tillë është i mundur, i kufizuar në hapësirë në kohë. Por që mundet me destabilizuar situatën. Më vjen mirë që ashtu është vlerësuar edhe nga autoritet më të larta të policisë dhe kanë qenë në gatishmëri të lartë që me ju përgjigje situatës”, ka thënë tutje ai për EO.

Quni i cili po ashtu është anëtar i Komision për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, ka shtuar se ekziston rreziku që në të ardhmën të përsëriten situata të tilla, por që sipas tij, duke parë kapacitetin që ka Policia e Kosovës, situatat do të menaxhohen mirë.

Ai po ashtu i’u bëri thirrje politikanëve në vend që këtë situatë ta përdorin si një armë të fuqishme në tryezën e bisedimeve në mënyrë, që të bëhet e qartë se kush është faktorët i destabilizimit në Kosovë.

“Pra mundet me ndodh edhe në të ardhmen por besoj se edhe situata në të ardhmen do të menaxhohen mirë. Ne duhet me pas një fakt në konsideratë që mbrapa këtij grupi që qëndron një regjim një shtet, qëndrojnë institucionet e tjera të cilat nuk përdorin metoda konvencionale që mos ta komprometojnë vetë vetën, por i karakterizojnë qëllimin e këtyre grupeve si organizim i brendshëm qytetar për pakënaqësitë ndaj institucioneve të Kosovës. Në fakt këto janë operacione të maskuara, tani unë mendoj që me kapjen e disa pjesëtarëve të kësaj organizate terroriste organet e drejtësisë do të vijnë deri tekë të dhënat e sakta se kush ka qëndruar mbrapa tyre, me financa me motivim, me instruksione”, ka shtuar ai.

“Jam më së i bindur që adresa do të jetë Beogradi dhe kjo duhet të kapitalizohet nga politikë bërësit tanë, pra ta përdorin si një armë të fuqishme në tryezën e bisedimeve se kush janë faktorët e destabilizimit në Kosovë”, ka theksuar tutje Quni.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika