Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditura të dhënat më të reja nga Qendra e Numërimit të Rezultateve (QNR) lidhur me votimin në përfaqësitë diplomatike.

Sipas rezultateve të përpunuara deri më tani, rreth 75 për qind e votave janë numëruar, ku Lëvizja Vetëvendosje po dominon bindshëm me 87.15 për qind të votave, përkatësisht 8 mijë e 910 vota, njofton Dukagjini.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 562 vota ose 5.50 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) zë vendin e tretë me 498 vota, që përbëjnë 4.87 për qind të totalit.

Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar deri tani 163 vota nga votimi në përfaqësitë diplomatike, apo 1.59 për qind.

Screenshot