VV-ja i del në mbrojtje Kusari – Lilës: Me ne Radojçiqi ik maleve me bisht nën shalë
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të një bisede telefonike mes shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila dhe ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq. Arlind Manxhuka, drejtues i zyrës për media në Vetëvendosje, ka theksuar se partia e tij nuk mund të akuzohet për veprime të kaluara të Radoiçiqit, duke shtuar se […]
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të një bisede telefonike mes shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila dhe ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq.
Arlind Manxhuka, drejtues i zyrës për media në Vetëvendosje, ka theksuar se partia e tij nuk mund të akuzohet për veprime të kaluara të Radoiçiqit, duke shtuar se bashkëpunimi i mëparshëm me të ka qenë nga qeveri të tjera.
Manxhuka gjithashtu ka thënë se në Qeverinë Kurti, Radoiçiqi nuk ka vend as në karriget e zyrës së kryeministrit dhe se kjo, sipas tij, duhet të jetë e qartë për të gjithë kritikuesit dhe akuzuesit.
“Trashëgimia e keqe e tyre nuk bëhet dot mëkat i yni. Ata që kanë bërë biznese, koalicione, qeveri e miqësi me Radoiçiqin nuk mund të na bëjnë gjyqin neve sot. Me ne Radoiçiq ik maleve me bisht nën shalë, e nuk zë vend në karriget e zyrës së Kryeministrit”, ka theksuar ai.
Ai ka ftuar qytetarët të gjykojnë vetë se ku ishte Lista Serbe dhe Radoiçiq para ardhjes në pushtet të Vetëvendosjes dhe ku janë ata sot.
“Kjo është sa për përkujtim për të gjithë korin kritikues e akuzues që i kemi dëgjuar dje e sot. Tjerat i gjykon më së mirë qytetari. Ai më së miri e di se ku ishte Lista Serbe dhe Radoiçiq para qeverisë sonë dhe ku janë sot”, ka shkruar Manxhuka.
‘Alo zemlajk’: Publikohet një pjesë e bisedës në mes të Mimoza Kusarit dhe Milan Radojçiqit















