VV-ja me video akuzon opozitën e disa gazetarë për amnistimin e kriminelëve serbë

LVV-ja akuzon opozitën dhe disa gazetarë për amnistimin e krimineleve serbë në Kosovë. Ata pohojnë se interesat e Serbisë ishin përparësia para interesave të vendit dhe qytetarëve të Kosovës. LVV-ja gjithashtu kritikon ish-presidentin, Hashim Thaçin, dhe ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi për përkrahje të ligjit për amnistinë e vitit 2013

“Janë bërë 10 vjet nga amnistimi i krimineleve serbë në Kosovë, 10 vjet që kur me procedura të shpejtuara, duke vënë në dy lexime brenda ditës, PDK, LDK, AKK dhe AKR, me 91 vota e votuan Projektligjin për amnisti që i fali krimet e strukturave kriminale të Serbisë në Kosovë”, kështu thuhet në videon më të re të VV-së.

Më tej, aty akuzohet opozita e tanishme duke thënë se para 10 vjetësh kishte shtyrë “përpara” interesat e Serbisë.

“Këtë interes të Serbisë dhe të kriminelëve serbë, krerët e këtyre partive në pushtet e patën cilësuar si interes të vendit e të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në videon e LVV-së.

Tutje, LVV-ja në video e përmend edhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, i cili është në paraburgim në Hagë, duke thënë se “ish-kryeministri, nënshkrues i marrëveshjes së prillit, “zajednicës” e pat përshkruar ligjin si ‘akt të rëndësishëm dhe të nevojshëm politik’, atë e patën ndjekur me nga një fjalim vartësi i tij si ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi”.

Më tutje, ata e kanë paraqitur si sukses shpalljen si organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”, vendim ky i pakoordinuar me ShBA-në.

“Qeveria Kurti i ka shpallur si organizata terroriste Mbrojtjen Civile dhe Brigadën e Veriut, këto dy organizata ku një pjesë e madhe e atyre kriminelëve të falur ishin anëtarësuar për të kryer krime. Një pjesë e këtyre kriminelëve janë arrestuar dhe të gjithë ata nuk bartin më uniforma të Republikës për të punuar kundër Republikës. Krimi nuk vjetrohet dhe nuk falet. Drejtësia do të merret me secilin krim dhe kriminel në këtë vend” thuhet në videon e LVV-së.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika