“VV-ja në ekstazë”, Pajaziti i PDK-së: A ka më keq, duhet të lavdërohen me një fjalim e me një artikull të sponsorizuar

...a ka më keq, duhet të lavdërohen me një fjalim e më një artikull të një gazetë që është i sponsorizuar nga Oda Ekonomike. Por, zhvillimi i biznesit dhe kompanitë private që u pasqyrua nga një artikull i sponsorizuar e që është mirë, duhet të bëhen më shumë artikuj të tillë, përkundrazi, qeveria ka një varg temash konfliktuoze me biznese dhe me media"

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti

Gjatë dy ditëve të fundit, shumica e aktorëve dhe përkrahësve të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, me lehtësi të padurueshme kanë përjetuar lumturi. Kjo pasi kryeministri Albin Kurti, si një orator, “ia hodhi” kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, nëse Kosova është e pavarur apo jo dhe se kush është kandidat më i mirë për në Bashkimin Evropian.

Përveç kësaj, edhe një artikull me pagesë i medias britanike “The Economist”, bëri që të “çohet në qiell puna e Qeverisë” nga deputetët e aktorët e VV-së.

Por, për anëtarin e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajazitin, “a ka më keq se kjo, të lavdërohen me një fjalim dhe me një artikull të paguar”.

“…a ka më keq, duhet të lavdërohen me një fjalim e me një artikull të një gazete që është i sponsorizuar nga Oda Ekonomike. E që nuk është keq, ne duhet t’i nxjerrim në pah gjithçka çka është mirë në këtë vend. Por, zhvillimi i biznesit dhe kompanitë private që u pasqyrua nga një artikull i sponsorizuar e që është mirë, duhet të bëhen më shumë artikuj të tillë, përkundrazi, qeveria ka një varg temash konfliktuoze me biznese dhe me media”, ka thënë Pajaziti.

Gjithashtu, Pajaziti ka komentuar deklaratën e presidentit francez, Emmanuel Macron, se “Franca e Gjermania kanë bërë zotime sa i përket politikave të vizave dhe çështje tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse palët dështojnë të sillen me përgjegjësi”.

Sipas Pajazitit, deklarata e Macronit nuk duhet nënvlerësuar dhe duhet marrë me shqetësim nga Qeveria e Kosovës, pasi e gjithë përgjegjësia bie mbi ta.

Më tej, ai ka theksuar se nëse bëhet pezullimi i liberalizimi të vizave, do të ishte një padrejtësi e madhe ndaj qytetarëve të Kosovës në 15 vjetët e fundit.

“Kjo nuk është për t’u nënvlerësuar, pasi vjen një nga liderët kryesorë të vendeve të BE-së dhe po vjen në një moment kritik. Nëse kjo do të ndodhë, do të ishte një padrejtësi e madhe që do t’i bëhet qytetarëve të Kosovës. Nëse kjo do të ndodhë, në fakt do të ishte padrejtësia më e madhe që po i ndodh vendit në këtë periudhën pas shpalljes pavarësisë. A duhet të shqetësohemi, më shumë se të gjithë ne duhet të shqetësohet qeveria, sepse ka përgjegjësinë e plotë për t’u marrë me këtë çështje, sa takon detyrave dhe përgjegjësive tona me BE-së… duhet të shqetësohemi sepse po e thotë njëri prej liderëve kryesorë të BE-së”, ka thënë Pajaziti.

Shënim: Sipas fjalorit të gjuhës shqipe, kuptimi i fjalës ekstazë domethënë gjendje shpirtërore shumë e gëzueshme.  

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika