Arbërie Nagavci, në cilësinë e kryetares së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ka njoftuar se i ka dorëzuar presidentes së Kosovës propozimin për caktimin e  Albin Kurtit si mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Sipas Nagavcit, kjo lëvizje bazohet në vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 dhe është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Ajo theksoi se partia po vepron me përgjegjësi institucionale drejt formimit të qeverisë së re.

“Faleminderit qytetarëve për besimin! Qeveria Kurti 3”, ka shkruar Nagavci në njoftimin e saj.

Sonte mbahet seanca për formimin e Qeverisë së re