VV: Këmbëngulja jonë e detyroi Serbinë të zmbrapset e t’i pranojë targat RKS

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, deklaron se këmbëngulja e Qeverisë e ka detyruar Serbinë që të zmbrapset e t'i pranojë targat RKS

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, deklaron se këmbëngulja e Qeverisë e ka detyruar Serbinë që t’i pranonte targat RKS.

Me anë të një postimi në Facebook, në faqen e LVV-së thuhet se pas targave, Serbia duhet t’i pranojë diplomat dhe të gjitha dokumentet, derisa çështjen e targave e ka cilësuar “e arritur e rëndësishme e shtetit dhe e qeverisë”.

“Këmbëngulja jonë në atë që është e drejtë, në fund e detyroi Serbinë të zmbrapset e t’i pranojë targat RKS. Do të duhej që pas kësaj ajo t’i pranojë edhe pasaportat, diplomat e të gjitha dokumentet”.

“Kjo është një e arritur e rëndësishme e shtetit dhe qeverisë tonë për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet nga VV-ja.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika