VV për tekstet shkollore: S’ka asgjë të pazakontë, vetëm reformë në arsim

Lëvizja Vetëvendosje nuk mori pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për shqyrtimin e vendimit për blerjen e teksteve shkollore, duke e cilësuar atë si një seancë me karakter politik pasi sipas tyre, duhet të priten të dhënat e sakta për të diskutuar rreth këtij vendimi

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, foto EO.

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka organizuar një konferencë për media për të diskutuar çështjen e librave shkollorë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita.

Ardian Gola, kryesuesi i Komisionit për Arsim, ka theksuar se fillimi i vitit shkollor këtë vit ka ndodhur në mënyrë të rregullt dhe se vendimi për rimbursimin e librave ka ndihmuar në eliminimin e praktikave korruptuese.

Megjithatë, ai bëri të ditur se Lëvizja Vetëvendosje ka bojkotuar seancën e jashtëzakonshme për librat, për shkak të besimit se ajo ishte një seancë politike me tendencën për të shkatërruar disponimin e nxënësve.

Gola ka thënë se duhet të presim për të marrë të dhëna të sakta për të diskutuar këtë vendim.

“Kemi një fillim të rregullt të vitit shkollor, edhe viteve të kaluara kemi pasur vonesa, duhet të presim epilogun e këtij procesi, sepse nuk ka asgjë të pazakontë përveç një vendimi i cili po mundohet ta heqë një praktikë korruptuese. Kemi të bëjmë me një ndryshim të praktikës të distribuimit, përkatësisht shpërndarjes së librave shkollorë nëpër shkolla për fëmijët tanë. Ne ende nuk i dimë implikimet e këtij vendimi për të zhvilluar ndonjë debat të mirinformuar dhe mbi informata të sakta”, ka deklaruar ai.

Në këtë konferencë u bë e ditur se 130 mijë prindër kanë aplikuar për rimbursimin e librave deri më tani, ndërsa në 18 shkolla nuk ka filluar procesi mësimor.

Gola ka shtuar se vonesat në fillimin e mësimit nuk janë për shkak të mungesës së librave, por për shkak të renovimeve, veçanërisht në komunat që udhëhiqen nga opozita.

Ai ka vlerësuar se vendimi për reformimin e distribuimit të librave është hapi i duhur për t’i eliminuar abuzimet dhe keqmenaxhimet që kanë ndodhur në të kaluarën.

Ai ka theksuar se është e rëndësishme të presim epilogun e këtij procesi dhe të kemi një fillim vit të rregullt shkollor.

“Ky vendim i cili ka ardhur si rezultat i nevojës për t’i shmangur abuzimet, keqmenaxhimet, mungesën e planifikimeve të qëndrueshme në të kaluarën. Gjitha këto të evidentuara qartazi nga organet e pavarura të Republikës së Kosovës, që janë auditimet. Ky vendim do të diskutohet edhe në komision pasi t’i kemi të dhënat e qarta të këtij procesi, por jo seanca të cilat zhvillohen përmes të gjeturave arbitrare dhe kanë qëllim t’ua prishin disponimin fëmijëve në fillim të vitit shkollor”, është shprehur tutje ai.

Deputetja Arjeta Rexhepi ka njoftuar se 18 shkolla në të gjithë Kosovën nuk kanë filluar procesin mësimor, por kjo nuk është për shkak të mungesës së librave, por për shkak të problematikave në infrastrukturë, veçanërisht, sipas saj, në komunat që udhëhiqen nga opozita.

“Nga MASHT, na kanë njoftuar se në 18 shkolla nuk ka filluar procesi mësimor, jo për shkak të mungesës së librave, por për shkak të infrastrukturës. Kjo ka ndodhur në ato komuna ku qeverisë opozita edhe nuk ka filluar procesi mësimor, pra ato nuk kanë filluar në komunën e Prishtinës, Prizrenit dhe Mitrovicës”, ka thënë ajo.

Deputetja Arjeta Fejza foli për ligjet aktuale të furnizimit me tekste shkollore dhe tha se ata kanë shumë të meta.

Ajo ka deklaruar se ligji i ri ka për qëllim të rrisë cilësinë e teksteve mësimore dhe se pritet që ai të miratohet në Kuvend.

Deputeti Jahja Kokaj ka folur për çmimet e teksteve shkollore dhe ka akuzuar shtëpitë botuese për abuzim me çmimet.

Kokaj gjithashtu ka theksuar se është e rëndësishme të ketë autorë të kompetentë për të shkruar tekste cilësore.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika