VV reagon pas aktgjykimit të Kushtetueses: Vendimi është arbitrar dhe cënon demokracinë
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të plotë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke e cilësuar vendimin si arbitrar dhe një shkelje të standardeve demokratike. Sipas reagimit të partisë, vonesa prej 10 ditësh në publikimin e vendimit tregon pamundësinë e Kushtetueses për të justifikuar një akt arbitrar. “Pas […]
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të plotë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke e cilësuar vendimin si arbitrar dhe një shkelje të standardeve demokratike.
Sipas reagimit të partisë, vonesa prej 10 ditësh në publikimin e vendimit tregon pamundësinë e Kushtetueses për të justifikuar një akt arbitrar.
“Pas 10 ditësh Gjykata pranoi që përmes Aktgjykimit të publikuar sot ka shkruar rregull të ri.
Tejkalimi i juridiksionit nuk justifikohet me asgjë. Ditët vonesë për publikimin e vendimit njoftojnë pamundësinë për ta justifikuar vendimin arbitrar që cënon demokracinë.















