Wagner: Ka ardhur koha që Rusia të largohet nga Ukraina

Kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, kërkon që Rusia të largohet nga Ukraina dhe t’i japin fund luftës

Pamje në Ukrainë (CNN)

Kreu i grupit Wagner kërkon që Rusia të largohet nga Ukraina. Përmes një postimi në rrjetin “Telegram” të premten, Yevgeny Prigozhin tha se ka ardhur koha që qeveria dhe shoqëria t’i japin fund luftës në Ukrainë.

Sipas tij, Rusia i ka arritur objektivat që synonte, ka zhdukur shumicën e meshkujve që mund të luftonin në Ukrainë dhe ka frikësuar pjesën tjetër.

Shefi i organizatës mercenare Prigozhin nuk përmendi asnjë prej fitoreve të Ukrainës ndaj Rusisë. Ai tha se Rusia tani duhet të ruajë përgjithmonë territoret që janë nën kontrollin rus.

Grupi privat mercenar rus Wanger ka rekrutuar luftëtarë për agresionin në Ukrainë.

Ndërkohë, të paktën 8 persona u vranë dhe 21 të tjerë mbetën të plagosur të premten si pasojë e sulmeve ruse me raketa në qytetin e Slovianskut, në Ukrainë. Mes viktimave ishte edhe një fëmijë, i cili u nxor i gjallë nga rrënojat, por humbi jetën rrugës për në spital.

Në këtë javë të Pashkës Ortodokse nuk ka kaluar asnjë orë pa vrasje dhe terror. Ky është një shtet kriminal që do të humbasë. Ne do të fitojmë”, tha presidenti Volodymyr Zelenskyy përmes një postimi në Twitter të premten. VoA

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika