Wagneri s’ka më rol të madh në Ukrainë, thotë SHBA-ja

Presidenti rus Putin këmbëngul se ua bëri të qartë ofertën e tij luftëtarëve të “Wagner” gjatë atij takimi. Ai tha se ata mund të kishin zgjedhur të "vazhdonin shërbimin e tyre" për ushtrinë e rregullt ruse gjersa theksoi qartazi se tashmë, "Wagner nuk ekziston". Një zëdhënës i Pentagonit ka deklaruar se tashmë ndikimi i "Wagner" ka rënë

Luftëtarë të Wagner
Luftëtarë të Wagner

Grupi mercenar “Wagner” nuk bën më pjesë në kapacitetet e rëndësishme në mbështetje të operacioneve luftarake në Ukrainë, ka deklaruar një zëdhënës i Pentagonit.

Një deklaratë e tillë vije disa javë pas rebelimit 24-orësh të grupit në Rusi, një ngjarje e cila ishte sfidim për autoritetin e presidentit Vladimir Putin.

Siç raporton BBC, Wagner mendohet të ketë ndihmuar Rusinë të aneksojë Krimenë në vitin 2014 dhe ka luftuar disa nga betejat e saj më të përgjakshme të fundit.

Wagner luajti një rol të rëndësishëm në kapjen e qytetit lindor të Bakhmut për Rusinë.

Sipas marrëveshjes që i dha fund rebelimit të qershorit, luftëtarëve të Wagner-it iu tha se mund të bashkoheshin me ushtrinë e rregullt ruse ose të shkonin në Bjellorusi me shefin e tyre, Yevgeny Prigozhin.

Por, në fillim të kësaj jave, Kremlini tha se Putin ishte takuar me Prigozhin në Moskë vetëm disa ditë pas kryengritjes.

Putin këmbëngul se ua bëri të qartë ofertën e tij luftëtarëve të “Wagner” gjatë atij takimi.

Duke folur për të përditshmen ruse Kommersant të enjten, ai tha se ata mund të kishin zgjedhur të “vazhdonin shërbimin e tyre” për ushtrinë e rregullt ruse.

“Ata do të ishin udhëhequr nga personi që kishte qenë komandanti i tyre i vërtetë gjatë gjithë asaj kohe,” vazhdoi ai, në një referencë të dukshme për veten.

Ai theksoi gjithashtu se nuk kishte kornizë ligjore për organizatat private ushtarake. Duke e thënë troç, ai tha se “Wagner nuk ekziston”.

Më herët gjatë ditës, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha në një konferencë shtypi në Finlandë se Prighozin duhet të jetë i kujdesshëm nga helmimi pas kryengritjes.

“Vetëm Zoti e di se çfarë ka të ngjarë që ai të bëjë. Ne nuk jemi as të sigurt se ku është dhe çfarë marrëdhëniesh ka [me Putin]. Po të isha ai, do të kisha kujdes se çfarë ha. Do të mbaja sytë në menunë time”, tha Biden.

Duke folur pas një samiti me liderët nordikë në Helsinki, ai tha gjithashtu se nuk kishte asnjë mundësi që Putin të fitonte luftën në Ukrainë.

“Ai tashmë e ka humbur atë luftë,” tha presidenti.

Biden sugjeroi se presidenti rus përfundimisht do të “vendoste se nuk është në interesin e Rusisë, ekonomikisht, politikisht apo ndryshe për të vazhduar këtë luftë. Por, unë nuk mund të parashikoj saktësisht se si do të shkojë kjo.”

Ai shprehu gjithashtu “shpresën dhe pritshmërinë” që Ukraina do të bënte mjaft përparim në kundërsulmimin e saj aktual që të ketë një zgjidhje paqeje të negociuar.

Por më shumë se një muaj pas kundërofensive të planifikuar prej kohësh ukrainase, disa ukrainas dhe aleatët e tyre po shprehin shqetësime për përparimin e ngadaltë të trupave të Kievit.

Ukraina ka kërkuar prej kohësh aleatët perëndimorë të ofrojnë më shumë ndihmë ushtarake për të ndihmuar rezistencën e saj kundër pushtimit rus.

Megjithëse nuk mori një kornizë kohore solide për anëtarësimin në NATO në një samit të fundit në Lituani, ajo mori nga anëtarët e G7 një kornizë afatgjatë sigurie për të ndihmuar në mbrojtjen kundër agresionit rus.

Shija e redaktorit

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

ASK: Mbi 1 milion e 420 mijë qytetarë të regjistruar...

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencionit të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 1 milion e 420 mijë...

Të fundit nga rubrika