Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment historik që ndryshoi fatin e Ballkanit.

Ai e bëri këtë deklaratë pak para promovimit të librit të tij të ri, “Reçak: Historia e një krimi lufte”, i botuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”.

Walker e përshkroi këtë moment si një nga më të rëndësishmit në jetën e tij.

“E gjitha që mund të them është s kjo është ajo prej dy ose tri ditëve më të rëndësishme të jetës sime. Nuk ka mendim tjetër në mendjen time se ajo çka ka ndodhur në Reçak është që ka ndikuar në ndryshimin e diçkaje që është e madhe sa i tërë Ballkani… Jam këtu që të mundohem t’i bind njerëzit që ta lexojnë librin për disa gjëra që ndodhën gjatë viteve 1998-1999”, ka thënë Walker.

Libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” sjell rrëfimin personal dhe profesional të ambasadorit Walker, duke përshkruar rolin e tij në zbulimin dhe denoncimin e masakrës së Reçakut më 15 janar 1999, ku forcat serbe masakruan 45 civilë shqiptarë.

Kjo ngjarje ishte një pikë kthese për Kosovën, që më pas çoi në ndërhyrjen ushtarake të NATO-s kundër Republikës Federale të Jugosllavisë.

Libri ndahet në dy pjesë. Pjesa e parë përshkruan autobiografinë e autorit, duke filluar nga fëmijëria e deri te karriera e tij 40-vjeçare si diplomat në misione të ndryshme, ndërsa pjesa e dytë fokusohet në përvojat e tij në Ballkan, sidomos në Kosovë gjatë periudhës 1998-1999.

Shija e redaktorit

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Të fundit nga rubrika