Walker: Nga sakrifica e djemve të Reçakut, Kosova gëzon demokracinë

Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, ka nderuar viktimat e Masakrës së Reçakut në përvjetorin e 25-të, duke theksuar se nga sakrifica e shumë djemve të fshatit, Kosova sot gëzon një demokraci plotësisht funksionale

Ish-ambasadori i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, William Walker, ka shprehur nderimin e tij për viktimat e Masakrës së Reçakut në përvjetorin e 25-të të kësaj ngjarjeje tragjike.

Gjatë homazheve në Reçak, Walker ka theksuar se nga sakrifica e shumë djemve të fshatit, Kosova sot gëzon një demokraci funksionale.

Ai ka përmendur se kjo nuk është hera e parë që ai viziton Reçakun, duke shprehur emocionin dhe krenarinë për të qenë aty çdo përvjetor.

Ai ka theksuar historinë e veçantë të fshatit dhe sakrificën e banorëve gjatë Masakrës së Reçakut.

Gjithashtu, Walker ka shtuar se edhe pse kjo ishte hera e parë që vijon me shkop, ai është gati të vijë në çdo rast që mundet.

Duke theksuar zhvillimet pozitive në Kosovë, Walker ka shprehur krenarinë e tij për përparimin e vendit, duke përmendur Republikën e Kosovës, presidentin, kryeministrin dhe një demokraci plotësisht funksionale.

“Kjo nuk është vizita ime e parë në Reçak, mendoj se është e 21, 22 apo 23. Unë vij të nderoj fshatin Reçak, vij t’i përshëndes miqtë e mi, familje nga fshati Reçak, disa prej tyre i njoh prej 25 vitesh, disa fatkeqësisht kanë ndërruar jetë. Kjo është hera e parë që duhet të vij me shkop, por prapë dua të jem në Reçak në çdo rast që mundem. Për mua është shumë emocionuese”, ka thënë Walker.

Ai ka thënë gjithashtu se ndihet krenar që ndodhet në mesin e familjarëve të viktimave këtë ditë.

“Është një histori e mrekullueshme për të cilën populli i këtij fshati fatkeqësisht është dashur të sakrifikojë shumë djem të fshatit. Ju tani keni një Republikë të Kosovës, një president, një kryeministër, një demokraci plotësisht funksionale dhe jam shumë krenar që jam këtu me ju në këtë vend që do të thotë shumë për mua, për popullin e Reçakut dhe për të gjithë Kosovën”, është shprehur tutje ai.

“Kosova, demokracia më e suksesshme në Evropë”

Walker ka marrë pjesë edhe në ceremoninë përkujtimore në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut.

Ai e ka quajtur tregim suksesi atë të Kosovës që nga vitet e vështira 1998-1999 e deri më sot.

Madje sipas tij Kosova është demokracia më e suksesshme në Evropë.

“Sot falë qeverisë që e keni tani, falë qeverive që i keni pasur në të kaluarën, Kosova është një tregim i pabesueshëm suksesi. Sipas mendimit tim, është demokracia më e suksesshme në Evropë”.

“Liri e shprehjes, liri e shtypit, liri e feve. Për cilëndo liri të flisni, ato janë të pranishme sot në Kosovë”.

“Ky është një shtet i ri që në pak vite ka arritur të shndërrohet në një demokraci të vërtetë dhe funksionale”.

Shija e redaktorit

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

ASK: Mbi 1 milion e 420 mijë qytetarë të regjistruar...

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencionit të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 1 milion e 420 mijë...

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar – këtë javë përfundon...

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot mban konferencë për media për të njoftuar mbi ecurinë e punës në terren për Regjistrimin e Popullsisë,...

Të fundit nga rubrika