Walker shpallet “Qytetar i Përjetshëm i Shtimes”

Në 27 vjetorin e Masakrës së Reçakut, Kuvendi i Shtimës i ka ndarë çmimin ceremonial “Qytetar i Përjetshëm i Shtimes”, ambasadorit William Walker.

Sç bën të ditur komuna, ky çmim do t’i ndahet Walker në nder të kontributit historik të tij për zbardhjen e së vërtetës mbi masakrën e Reçakut më 15 janar 1999, si dhe në respekt të lidhjes së tij të përhershme dhe të thellë me qytetin e Shtimes dhe banorët e saj.

Gjatë ceremonisë, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Rrahman Jakupi, theksoi se ky nderim është akt mirënjohjeje institucional dhe një shenjë e respektit të përhershëm ndaj rolit të Ambasadorit Walker në faktorizimin e krimeve të kryera në Reçak dhe në informimin e opinionit ndërkombëtar.

“Ambasadori Walker është pjesë e historisë sonë dhe e së vërtetës sonë. Sot, Komuna e Shtimes ia hap përjetësisht dyert dhe zemrën si qytetar i këtyre njerëzve, si dëshmitar i së vërtetës dhe si mik i pandarë i Reçakut”, u shpreh Jakupi.

Titulli “Qytetar i Përjetshëm i Shtimes” përfaqëson nderimin më të lartë ceremonial që jepet nga niveli komunal dhe i dedikohet personaliteteve me ndikim historik, moral dhe njerëzor ndaj komunitetit.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika