Weller: Marrëveshja e marsit nuk ofron njohjen e Kosovës nga Serbia

Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare dhe Studimeve Kushtetuese në Universitetin e Kembrixhit, Marc Weller, gjatë një interviste ka folur për çështjen e planit franko-gjerman duke shtuar se kjo "marrëveshje është një hap drejt një hapi tjetër që çon drejt qëllimit kryesor". Ndërsa ai ka shtuar se "për herë të parë Kosova është në një pozitë të mirë strategjike" por se takimi i marsit nuk do ta sjell njohjen e ndërsjellët me Serbinë

Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare dhe Studimeve Kushtetuese në Universitetin e Kembrixhit dhe këshilltar i qeverive të Kosovës në konferencën e Rambujesë dhe në procesin e Vjenës, që solli pavarësinë e Kosovës, Marc Weller, ka diskutuar për Planin franko-gjerman, i njohur si Plani i BE-së, i cili synon normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Weller  në një intervistë për kallxo.com ka thënë se kjo marrëveshje është një hap drejt një hapi tjetër që çon drejt qëllimit kryesor.

Megjithëkëtë, sipas tij, kjo marrëveshje nuk ofron njohjen e Kosovës si shtet nga ana e Serbisë.

“Të gjithë partnerët ndërkombëtarë të Kosovës e kanë bërë të qartë se kjo marrëveshje thjesht e skicon rrugën drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve. Kjo marrëveshje nuk e ofron këtë, por ofron disa gjëra në mes ngase marrëveshja ofron atë që Serbia dhe Kosova, në fakt, duhet ta trajtojnë njëra-tjetrën si shtete edhe pa e njohur ende plotësisht njëra-tjetrën si shtete” – ka thënë Weller.

Ai ka shtuar që edhe pse kërkesa kryesore e Kosovës mbetet njohja, sipas tij askush nuk ka pritur që kjo të realizohej në shkurt ose mars të këtij viti.

“Ka ende rrugë për të bërë, por Kosova ka të drejtë të bëjë presion për përparim të mëtejshëm në rrugën për të arritur deri te marrëveshja përfundimtare. Është e qartë se Bashkimi Evropian ka kërkuar që Serbia të mund të bëhet anëtare e BE-së vetëm nëse arrin atë që quhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare, ligjërisht detyruese për normalizimin me Kosovën” – ka shtuar më tej Weller.

Më 27 shkurt në Bruksel u takuan kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Pas këtij takimi, kryeministri Albin Kurti tha se ishte i gatshëm ta nënshkruajë Planin franko-gjerman, i njohur si Plani i Bashkimit Evropian.

Ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha që nuk pati marrëveshje për shkak që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk pranoi formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Takimi i radhës do të mbahet në fund të këtij muaji në Maqedoninë e Veriut.

Kosova nuk guxon të krijojë një nivel të tretë të qeverisjes

Marc Weller, i cili ka qenë këshilltar i qeverive të Kosovës në negociatat me Serbinë për gati dy dekada, është pyetur se a duhet të kemi frikë që pika 7 e Planit franko-gjerman mund të çojë në krijimin e një Republike Srpska.


Weller: Me marrëveshjen e fundit Kosova për herë të parë është në një pozitë të mirë

Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare dhe Studimeve Kushtetuese në Universitetin e Kembrixhit, Marc Weller, ka diskutuar për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë që për herë të parë Kosova është në një pozitë të mirë strategjike.

Weller tha se Serbisë po i kërkohet diçka shumë e vështirë, pra, Serbia duhet të heqë pjesën nga Kushtetuta e saj që pretendon se Kosova është pjesë integrale e saj dhe duhet ta njohë Kosovën.

“Pra, koncesioni i madh duhet të vijë prej anës së Serbisë dhe kjo është shumë, shumë e vështirë. Në anën tjetër, në mënyrë që të vazhdojë ky çekuilibrim në favor të Kosovës, Kosova duhet të marrë pjesë në mënyrë konstruktive në negociata” – ka shtuar Weller për kallxo.com.

Tutje Weller ka thënë se nëse Kosova angazhohet në mënyrë konstruktive në të gjitha pjesët e kësaj marrëveshjeje fillestare në rrugën drejt normalizimit të plotë, atëherë Serbia nuk mund të fshihet pas argumentit se Kosova po e pengon procesin dhe sipas tij, çështja e njohjes ende nuk ka dalë realisht në diskutime.

“E mira që ka ndodhur është se BE-ja dhe SHBA-ja kujtojnë letrën e Presidentit Biden që ju sapo e përmendët, dhe kanë konfirmuar se synimi në përgjithësi mbetet njohja e plotë. Ata e quajnë atë një qasje të përqendruar në njohjen në negociatat e mëtejshme për normalizimin. Pra, kjo është në të vërtetë shumë e dobishme. Dhe kjo ishte me të vërtetë hera e parë në letrën e Bidenit e dërguar para pak më shumë se një viti e ku kjo thuhej kaq qartë” – ka thënë më tej Weller.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika