Wembanyama i jashtëzakonshëm në ndeshjen e tij të parë në SHBA

I emëruar si zgjedhja e parë për draftin e ardhshëm të NBA-së, lojtari francez Victor Wembanyama tashmë ka lënë përshtypje në ndeshjen e tij të parë në SHBA më 4 tetor, duke përfunduar si golashënuesi më i mirë

Victor Wembanyama





Tetë muaj përpara draftit të ardhshëm të NBA-së, ekipet dhe tifozët amerikanë të basketbollit të martën panë nga afër potencialin e lojtarit francez Victor Wembanyama.

18-vjeçari po luante për herë të parë në Amerikën e Veriut, si atraksioni kryesor i një ndeshjeje para-sezonale të organizuar në Las Vegas mes Metropolitans 92 dhe G League Ignite.

Kjo ishte e para nga dy ndeshjet mes klubit parisian dhe skuadrës nga Liga G, e cila përbëhet nga disa nga lojtarët më premtues në botë, shkruan Olympics.

Ishte gjithashtu shansi për të parë dy nga lojtarët më premtues në Draft NBA 2023 përballë njëri-tjetrit: Wembanyama dhe Scoot Henderson.

Skuadra nga Parisi, aktualisht e pesta në ligën franceze, e humbi ndeshjen 115-122, por lojtari i tyre i ri shkëlqeu. Ai e përfundoi ndeshjen me 37 pikë, 4 kërcime dhe 5 bllokime.

Gjatë lojës, Wembanyama tregoi pse ai konsiderohet si diçka e veçantë. Lojtari 2.24 m bllokoi pesë goditje, falë hapjes së krahëve prej 2.43 m, dhe shënoi 7 goditje nga distanca.

Victor Wembanyama

Performanca e tij bëri përshtypje, si golashënuesi më i mirë në lojë. Ai pati paraqitje më të mirë se rivali i tij kryesor për garën e zgjedhjes së parë të NBA Draft 2023.

Wembanyama do të ketë një tjetër mundësi për të lënë përshtypje të enjten më 6 tetor për ndeshjen e radhës në Las Vegas.





Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika