West Ham me ofertë për Jesse Lingard

West Ham ka bërë ofertë për të nënshkruar Jesse Lingard, pas skadimit të kontratës me Man Utd, dhe kështu mesfushori anglez do të jetë një transfer i lirë

Jesse Lingard

Jesse Lingard është një transfer i lirë më një korrik, kur kontrata e tij me Man Utd skadon.

West Ham ka bërë një ofertë për përfaqësuesit e Jesse Lingard për nënshkrimin e lojtarit si një transferim i lirë, njofton Skysports.

Lingard pati një periudhë të suksesshme huazimi në West Ham në gjysmën e dytë të sezonit 2020/21, kur shënoi nëntë gola në 16 starte në Premier League, ndërsa Newcastle u përpoq të nënshkruante Lingard në afatin kalimtar të janarit.

Ish-trajneri i përkohshëm i United, Ralf Rangnick hodhi poshtë kritikat në maj nga vëllai i Lingard, pasi ai nuk arriti t’i jepte mesfushorit një lamtumirë në Old Trafford kundër Brentford, e cila është loja e fundit e tij me djajtë e kuq.

Trajneri i West Ham, David Moyes po kërkon të përmirësojë skuadrën e tij përpara një sezoni që do të shohë përmirësimin, para fillmit të Premier League.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika