Western Balkans University ofron 30 bursa për studentët nga Kosova

Western Balkans University ka njoftuar se do t’i ofrojë 30 bursa deri në 100 për qind për studentët nga Kosova që kanë mbaruar shkollën e mesme me rezultate të larta dhe që aplikojnë në një nga programet e bachelor ose të integruara.

Western Balkans University ju mirëpret në Panairin e Edukimit në Prishtinë që do të mbahet në sallën “1 Tetori” në datat 16 -17 Prill.

Ju mund të aplikoni online ose të vizitoni stendën e WBU në Panairin e Edukimit.