Wickremesinghe: Na duhen urgjentisht 75 milionë dollarë për t’i paguar importet thelbësore

Kryeministri i ri i Shri Lankës, Ranil Wickremesinghe, ka thënë se kundër dëshirës së tij, është i detyruar të lejojë shtypjen e parave për t'i paguar punonjësit e sektorit publik, dhe mallrat e shërbimet thelbësore.

Kryeministri i ri i Shri Lankës ka thënë se vendi është në ditën e fundit të karburantit, pasi po përballet me krizën më të keqe ekonomike në më shumë se 70 vjet.

Wickremesinghe ka thënë se shtetit i duhen urgjentisht 75 milionë dollarë në ditët e ardhshme, për t’i paguar importet thelbësore, duke shtuar se banka qendrore do të duhet të printojë para për të paguar pagat e qeverisë.

Ilustrim

Wickremesinghe ka thënë se aeroporti më i madh i Shri Lankës “Sri Lankan Airlines” që është në pronësi të shtetit mund të privatizohet. Ekonomia e ishullit është goditur rëndë nga pandemia, rritja e çmimeve të energjisë dhe shkurtimet populliste të taksave, raporton BBC.

Në kryeqytetin dhe qytetet kryesore të Shri Lankës ka pasur mungesë të karburanteve, dhe shumë mjete kryesore të transportit kanë qendruar në radhë për t’u furnizuar. Kryeministri i vendit, të enjtën ka thënë se për momentin vendi ka karburante vetëm për një ditë dhe dy muajt e ardhshëm do të jenë më të vështirë.

Ilustrim

Kryeministri i vendit ka thënë se duhet të printojë para, për të ndihmuar në përmbushjen e faturave të pagave të qeverisë dhe angazhimeve të tjera.

Gjitashtu, Ranil Wickremesinghe ka shtuar se kundër dëshirës së tij, është i detyruar ta lejojë shtypjen e parave për t’i paguar punonjësit e sektorit publik dhe mallrat e shërbimet thelbësore.

Ndryshe, javët e fundit ka pasur protesta kundër presidentit Gotabaya Rajapaska dhe familjes së tij.

Vëllai i madh i presidentit, Mahinda, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit, pasi mbështetësit e qeverisë janë përleshur me protestuesit, ku gjatë protestave kanë vdekur nëntë persona dhe më shumë se 300 janë plagosur.

Protestuesit në Shri Lankë djegin shtëpitë e liderëve shtetërorë

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika