Wilder nokauton boksierin Helenius në minutat e para të meçit

Deontay Wilder ka nokautuar boksierin nga Finlanda, Robert Helenius, në raundin e parë të lojës

Pamje nga ringu mes Deontay Wilder dhe Robert Helenius





Deontay Wilder ka nokautuar boksierin nga Finlanda, Robert Helenius, në raundin e parë të lojës, duke e goditur më një të djathtë të fuqishme.

Ishte ringu i parë për boksierin amerikan, Deontay Wilder, që nga humbja e tij e dytë me nokaut nga Tyson Fury, gjatë tetorit të vitit të kaluar. Wilder u shpreh se “Ishte një natë e mrekullueshme”.

36-vjeçari amerikan shtoi se donte të ishte i lëvizshëm, i shkathët dhe armiqësor. “E vendosa, e lejova të arrinte, dhe më pas kur arriti, sulmova”.

Kjo fitore ishte e 43-ta në radhë për Wilder, karshi dy humbjeve e një barazimi. Ndërsa të dy humbjet i ka ndaj britanikut, Tyson Fury. Wilderi ishte mposhtur nga Fury në shtator të vitit të kaluar me nokaut në rundin e 11-të.

Ndërsa, Helenius ndërkohë ka pësuar humbjen e katërt karshi 31 fitoreve.





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika