Wisner nga baza e Kuçovës: Përgëzoj bashkëpunimin e Shqipërisë me NATO-n

I ngarkuari me Punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, David Wisner, vlerësoi maksimalisht bashkëpunimin e Shqipërisë me NATO-n dhe rolin e saj për ruajtjen e stabilitetit në rajon

David Wisner

Diplomati amerikan i bëri komentet gjatë ceremonisë së hapjes së bazës së NATO-s në Kuçovë, ku theksoi se pavarësisht sfidave, alenca qëndron sot më e fortë, më e madhe dhe më e bashkuar.

“Është një nder i veçantë të jesh këtu për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO,” u shpreh Wisner.

Diplomati tha se NATO-ja qëndron si aleanca më e qëndrueshme në histori, dhe sot, pavarësisht sfidave, NATO-ja është më e fortë.

“NATO është rritur si simbol i angazhimit tonë. Përgëzoj dëshirën e Shqipërisë për të zgjeruar bashkëpunimin me NATO-n. Të lëvdojmë përkushtimin e Shqipërisë për përmbushjen e angazhimeve të NATO-s. Shqipëria është e vlerësuar për kontributin në mbështetjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, tha Wisner.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika