Wolff komenton mundësinë e vazhdimit të kontratës së Hamiltonit

Shefi i Mercedesit, Toto Wolff, ka komentuar për kontratën e re të Hamiltonit pasi kampioni i shtatë herë, hyn në vitin e fundit të marrëveshjes aktuale

Shefi i Mercedesit, Toto Wolff, ka thënë për podkastin e Beyond The Grid, se dakordimi i kushteve me Lewis Hamilton për një kontratë të re, është në listën e tij të detyrave të dimrit, megjithëse ai këmbëngul se nuk ka “asnjë afat përfundimtar”.

Hamilton, i cili mbushi 38 vjeç të shtunën, ka hyrë në vitin e fundit të marrëveshjes më të fundit që nënshkroi në vitin 2021, pasi fillimisht kishte bërë lëvizjen te Shigjetat e Argjendta nga McLaren për sezonin 2013.

Gjatë kohës së tij me Mercedes, Hamilton ka fituar gjashtë tituj pilotësh dhe ka kontribuuar në tetë kurora të njëpasnjëshme të konstruktorëve nga 2014 deri në 2021, duke vendosur një mori rekordesh në F1.

Duke folur në një paraqitje në Beyond The Grid , Wolff iu drejtua të ardhmes së Hamilton përtej vitit 2023, mes shtysës së tij, për atë që do të ishte një kurorë e tetë rekord.

“E po, lista e punës është goxha e gjatë [me] atë që duhet bërë! Sigurisht, kontrata e Lewis është një nga temat që ne do të trajtojmë gjatë dimrit, por nuk ka një afat të caktuar” tha Wolff për prezantuesin Tom Clarkson.

I shtyrë nëse është i sigurt se Hamilton do ta vendosë përsëri stilolapsin në letër, Wolff shtoi “Absolutisht. Lewis është pjesë e ekipit, dhe ekipi është pjesë e Lewis. [Nuk ka] asnjë arsye për të mos vazhduar.”

Me pilotin e Red Bull, Max Verstappen, duke mposhtur Hamiltonin për titullin e vitit 2021, në një përballje dramatike dhe duke vazhduar të dominojë sezonin 2022, ndërsa Mercedes u përpoq të përshtatej me rivendosjen e rregullave të F1, Wolff u pyet nëse kohët e fundit e kanë bërë britanikun edhe më të uritur për më shumë sukses.

“Unë mendoj se një nga pikat e tij të forta është se ai është gjithmonë i uritur, ai është gjithmonë i etur. Ai është një sportist i shkëlqyeshëm, por është gjithashtu dikush që është jashtëzakonisht i shtyrë dhe i vendosur”, përmblodhi Wolff.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika