World Justice Project: Kosova e dyta në botë për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit

“World Justice Project”, e ka ranguar Kosovën të dytën në botë sa i përket përmirësimit në fushën e sundimit të ligjit

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës





Kosova është renditur si shteti i dytë në botë në përmirësimin e fushës së sundimit të ligjit për vitin 2022.

Në Indeksin vjetor të Sundimit të Ligjit “World Justice Project”, Kosova renditet e dyta kurse shteti i parë në këtë listë sipas kësaj organizate është Hondurasi.

“Vendet me rënien më të madhe të sundimit të ligjit këtë vit janë Sudani, Mianmari, Haiti, Afganistani dhe Nikaragua. Vendet që përmirësuan rezultatin më të madh për sundimin e ligjit këtë vit janë Hondurasi, Kosova, Belize, Moldavia dhe Shtetet e Bashkuara”, thuhet në raportin e “World Justice Project”.

Tutje në indeksin e tyre thuhet se dy përmirësuesit kryesorë të këtij viti janë Kosova dhe Moldavia.

“Hondurasi, Belize dhe Shtetet e Bashkuara rifituan terrenin e humbur pas zgjedhjeve të fundit dhe ndryshimeve në administratë. Megjithatë, rezultati i Shteteve të Bashkuara mbetet nën nivelet e vitit 2020. Dy përmirësuesit e tjerë kryesorë këtë vit, Kosova dhe Moldavia, po kërkojnë në mënyrë aktive anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.

Kryeministri i Kosovës, në rrjete sociale ka shkruar se ka thënë se ky publikim do të thotë se po funksionojnë reformat e nisura nga ta në sistemin e drejtësisë.

“Këtë vit ‘World Justice Project’ e ka renditur sërish Republikën e Kosovës numër 1 në Ballkanin Perëndimor për sundimin e ligjit. Ajo gjithashtu e ka renditur Kosovën numër 2 në mbarë botën për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit gjatë vitit të kaluar. Konfirmim i pavarur se reformat tona po funksionojnë dhe po funksionojnë me shpejtësi”, ka shkruar Kurti.

Sipas publikimit të Indeksit, vendet që qëndrojnë më së keqi sa i përket përmirësimeve në sundimin e ligjit janë shtetet si: Sudani, Birmania, Haiti, Afganistani dhe Nikaragua.





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika